Secondary Adv

10 vende ku mund ti kaloni pushimet dimerore kete vit

Share on Google+

 

Dëborë, ski, shëtitje në mal, gatime tradicionale por edhe temperatura të larta dhe plazhe mund të jenë zgjedhje për pushimet dimerore. Vitet e fundit shume turistë shqiptarë kanë zgjedhur të pushojnë në resorte të njohura në vendet fqinje, Europë por edhe në vende më të largëta si në USA apo Azi. Shpërblimet turistike për ata që pëlqejnë udhëtimin janë të shumta.  Dëbora e bën vendin më të bukur, edhe pse kjo është një kohë e vitit kur duhet të merrni me vete xhupat e trashë. Praktikimi i sporteve dimerore është bërë popullor dhe shumë të rinj i kalojnë fundjavat e ftohta duke bëre ski me miq pranë pistave të skive. National Geographic bën një renditje të destinacioneve më të mira për të kaluar pushimet dimërore.

 

1-Alpet Franceze

Alpet Franceze janë prej kohësh destinacion i njohur për ski apo alpinizëm. Ato janë shtëpi e shumë bujtinave alpine, tek të cilat mund të relaksohesh dhe të shijosh pamjet e mrekullueshme të maleve të mbuluara nga bora. Rajoni përmendet gjithashtu për bukuritë natyrore si dhe për liqenet alpine si Liqeni i Gjeneves (me i madhi prej tyre), Liqeni i D’Annecy dhe liqeni Bourget. Per t’ju dhënë një ide më të mirë se ku të beni ski në France po listojmë disa nga resortet më popullore. Ato janë : Val d'Isere, Meribel, Val Thorens, Tignes, Les Arcs, Courchevel, La Plagne, Alpe d'Huez, Les Deux Alpes dhe Chamonix.

Kur të shkoni: Kohë e përshtatshme është Dhjetor-Mars; Les Soldes, 8 janar - 11 Shkurt; Disa tregje Krishtlindjesh (duke përfshirë Champs-Élysées, Saint Germain des Pres, dhe Montmartre) mbetet të hapura deri në 5 ose 6 janar.


Si të shkoni: Që ta keni më të lehtë bleni një abone disa ditore për të gjitha llojet e transportit urban, metro, hekurudhor, tramvaj, etj.

2- Whitefish, Montana

 

 

Whitefish është një qytet malor në Montana , SHBA i njohur  ndryshe si vendi i skive dhe garave më kuaj. Gjatë muajve të dimrit atje organizohet kampionati botëror i Skijoring ( gara me kuaj ku skiatori është i lidhur mbas kalit si po ashtu edhe karnavalet e dimirit. Skijoring është një evenimentet më emocionuese, pasi jo vetëm të jep adrenalinë por njëkohësisht atmosfera është e paharrueshme.

 

Kur të shkoni: Kampionati  botëror i Skijoring mbahet në 25-26 Janar ( ndërsa regjistrimet janë në 24 janar), mbas dy javësh 7-9 shkurt janë Karnavalet e dimrit.


Si të shkoni: Whitefish është në Montana-ën veriperëndimore, 97 kilometra  në jug të kufirit kanadez. Fluturimet arrijnë në Aeroportit Ndërkombëtar të Glacier Park që ndodhet  18 kilometra në juglindje të Whitefish. Makinat me qira janë në dispozicion në të dyja vendet. Konkursi Skijoring mbahet në Aeroportin e Whitefish,  1.6 kilometra në lindje të qytetit. Nga datat 7 dhjetor  deri në 6 prill, një autobus lidh qendër e Whitefish me Mountain Resort.


3- Phu Quoc, Vietnam

 

 

Disa nga plazhet më të mira të Vietnamit janë në zemër të ishullit Phu Quoc. Ishulli është i vendosur në Gjirin e Tajlandës afër brigjeve kamboxhiane.  Phu Quoc dikur strehonte të ashtuquajturin "Burgu i pemës së kokosit" (tani një muze), ku u mbajtën Vietkongët  e burgosur të luftës në 1973. Plazhet e izoluara ranore, ujërat e kristalta si dhe bimësia e dëndur e bën atë një vend ideal për të kaluar pushimet. Nëse i adhuroni ditët e nxehta të verës dhe plazhin mos ngurroni.


Kur të shkoni: Nga dhjetori deri në mars është sezonin i thatë, me temperatura mesatare gjatë ditës ndërmjet vlerave 25° C dhe 28 ° C.
Si të shkoni: Aeroporti Ndërkombëtar i Phu Quoc është i vendosur në afërsi të bregdetit perëndimor të ishullit në Duong Dong, qyteti më i madh i Vietnamit. Shumica e vendpushimet janë të vendosura në jug të aeroporti në Long Beach dhe ofrojnë transferta për të ftuarit e tyre nga areoporti. Mënyra më e përshtatshme për të udhëtuar rreth ishullit është me taksi ose me motoçikletë.


4- Liqeni Baikal, Siberi, Rusi

 

 

I quajtur "Deti i shenjtë" nga vendasit, Baikal është liqeni më i thellë i ujërave të ëmbla dhe më i vjetëri (20000000-25.000.000 vjet) që ekziston në botë. Për aventurierët të cilët pëlqejnë këto sfida temperatura e ajrit mund të shkojnë deri në në minus -4 °C. Liqeni Baikal në mes të dimrit kthehet në një fushë patinazhi afërsisht 20 kilometra katrorë. Atje do të gjeni furnizuesit e pajisjeve lokale sikurse është Baikal Explorer dhe xhipe të cilat do t’ju dërgojnë në liqen, ku do të keni mundësi të bëni patinazh, zhytje në akull, peshkim dhe një sërë aktivitetesh të tjera.


Kur të shkoni: Shkurti dhe marsi janë muajt kur liqeni është i ngrirë dhe i përshtatshëm për të përjetuar një sërë emocionesh.


Si të shkoni: Irkutsk është aeroporti më i afërt në bregun më të zhvilluar perëndimore të liqenit Baikal. Më skenik, megjithëse më i ngadalë është udhëtimi nëpërmjet një treni privat trans-Siberian. Nga Irkutsk-u, është rreth një orë e gjysmë deri në Listvyanka, fshati kryesor i liqenit  në bregun perëndimor.

 

5-Santa Margherita Ligure, Itali

 

 

Portofino mund të jetë xhevahiri i Rivierës së Liguria-s, por qyteti fqinj Santa Margherita Ligure është po aq joshës. I shtrirë në gjirin shkëmbor të Tigullio-s, qytet i i vogël turistik ka një dimër të butë, ideale për shëtitje me jaht. Si edhe për shetitje në tarracat e vilës Durazzio të shekullit 16.


Kur të shkoni: Në shkurt dhe mars.
Si të shkoni: Aeroporti më i afërt është në Genoa. Merrni autobusin lokal ose një taksi për në stacionin e trenit. Nga Genoa, është vetëm 25 minuta (me shpejtësi të lartë) ose 35 minuta udhëtim me tren për në Santa Margherita.


6- Plazhet Nosara, Kosta Rika

 

 

Sërfistë dhe të riatdhesuarit kanë zbuluar gadishullin paqësor të Kosta Rikës, me plazhe ende të panjohura si Nosara Guiones, Pelada dhe Nosara. Plazhet kanë karakteristikat e tyre, ndërkohë që për adhuruesit e sërfit është një vend ideal. Rocky Pelada është një ndër plazhet më preferuara nga vendasit. Ju mund të regjistroheni në kampin e sërfisteve për të përfituar nga ofertat.


Kur të shkoni: Nga dhjetori deri në prill është sezoni i thatë, e cila në mënyrë tipike do të thotë pak ose aspak shi.
Si të shkoni: Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Liberisë mund të shkoni me makinë dhe udhetimi zgjat nga 2.5 në 3 deri në Nosara. Kampi i Surf SUP përfshin transfertat vajtje-ardhje nga aeroporti. Ndërkohë që në areoport ka në dispozicion edhe makina me qera.

 

7-Lamar Valley, Yellowstone Nationa, SHBA

 

 

Park Kur Lugina Lamar në Yellowstone të jëtë gjysëm e veshur me dëborë, është më e lehtë për ujqërit gri të kapin prenë e tyre. Vizitorë të shumtë kanë shansin të vëzhgojnë këtë skenë të natyrës. Një mundësi më tepër për të vëzhguar jetën e egër dhe të mësoni më tepër për ujqërit gjatë një turneu shumë disa ditor të organizuar nga Insituti i Yellowstone,  Shoqata Winter Wolf Discovery dhe Yellowstone Wolf Quest.


Kur të shkoni: Udhëtimi Winter Wolf Discovery nis zyrtarisht në 22 dhe 29 dhjetor; 5, 12, 19, dhe 26, janar; 2, 9, 16, dhe 23 shkurt.
Si të shkoni: Në dimër, është e disponueshme vetëm hyrja veriore afër Gardiner, Montana është mënyra e vetme në park për të shkuar me një automjet me rrota. Udhëtim me makinë është i lejuar vetëm në rrugën veriore të parku. Një numër i kufizuar i snowcoach me motor mund të veprojnë brenda parkut. Winter Wolf Discovery dhe Yellowstone Wolf Quest në paketat e tyre turistike përfshijnë edhe transportin në park.


8- Pernik, Bullgari 

 

 

Në Pernik të Bullgarisë organizohet cdo vit Festivali i Ndërkombëtar i karnavaleve. Ritualet rurale të  Bullgarisë perëndimore janë ushqyer gjithmonë nga një energji primitive: maska kafshësh, daulle që bien, kërcime në zjarr, këngë ritmike si dhe këmbanat që bien vazhdimisht janë karakteristikat e kësaj feste. Kërcimtarë folklorike, muzikantë, dhe grupet e fëmijëve bashkohen me spektaklin, por konkurrentët e vërtetë janë mijëra “kukeri” të maskuar me kostume duke kryer rutinat mistike të rrënjosur në traditat e lashta pagane.


Kur të shkoni: Festivali Ndërkombëtar i XXIII i karnavaleve mbahet në datat 24-26 janar.
Si të shkoni: Pernik është rreth 29 kilometra nga Sofja, kryeqyteti i Bullgarisë dhe qyteti më i madh. Autobusët publikë dhe trena lidhen me aeroportit e Sofjes.


9-Gold Coast, Queensland, Australi

 


Turizmi i këtij vendi është zhvilluar falë plazhit. Gold Coast është mbi të gjitha, parajsa e sërfistëve. Gold Coast ka shumë plazhe për shijen e të gjithëve, plazhi Broad, plazhi Mermaid, Miami, plazhi Nobby, Currumbin, Burleigh Heads, Coolangatta, plazhi kryesor, ishulli North Stradbroke, ishulli South Stradbroke, ishulli Wavebreak , që mbulojnë rreth 70 kilometra bregdet.


Kur të shkoni:  Kampionati Australian i skulpturës në rërë mbahet në datat 14 shkurt deri 2 mars, Surfers Paradise; Quiksilver Pro dhe Roxy Pro. Turi botror i sërfit është gjatë datave  01-12 mars, Coolangatta; Festivali Bleach 17-ditor i muzikës dhe artit mbahet në datat 07-23 mars në vende të ndryshme të Gold Coast.


Si të shkoni:  Areoporti i Gold Coast ndodhet 23 kilometra në jug të Surfers Xhennet, shpërndarësit kryesor turistik të rajonit. Ju mund të merrni autobusin lokal nga areoporti ose të merrni një bicikletë me qera.


10- Ski në Kaukaz, Gudauri Ski Resort, Rajoni Kazbegi, Gjeorgji

 

 

Kufiri verior i Gjeorgjisë, Kaukazi ndodhet në një lartësi prej 13.000 metrash mbi nivelin e detit. I vendosur brenda këtij sfondi dramatik është Gudauri, një vendpushim malor i ndërtuar në një luginë të mbrojtur nga ererat e forta të dimërit. Gudauri është një vend lojrash dimërore me borë të bollshme.


Kur të shkoni: Sezoni i skive është nga dhjetori deri në prill, dhe Heli-ski është në dispozicion nga janari deri në mes të prillit.


Si të shkoni: Gudauri është më pak se dy orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tbilisit. Taksitë dhe mini-autobusë janë në dispozicion; megjithatë, është më e përshtatshëm që të keni të përfshirë në paketën tuaj të udhëtimit edhe transfertat nga aeroporti në hotel.


Më të lexuarat