Shoqeria ASK do te ndertoje nje qytet bujqesor 10 miliard dollare ne Egjipt
Brenda gjashtë muajve, 311.400 hektarë tokë në Egjipt do të transformohen në një qytet bujqësor. Marrëveshja prej 10 miliardë dollarësh u nënshkrua ditën e martë nga Egjipti dhe Shoqëria Koreano-Arabe (ASK).
Projekti, i cili do të zhvillohet në pjesën veri-perëndimore të Egjiptit, do të përfshijë 50,000 serra ‘smart’, fabrika për shkripëzimin e ujit dhe termocentrale diellore.
Arab Finance raporton se protokolli është nënshkruar nga Autoriteti i Përgjithshëm për Projektet e Rindërtimit dhe Zhvillimit Bujqësor, një degë e Ministrisë egjiptiane të Bujqësisë dhe Shoqëria Koreano-Arabe, e cila përfaqësohet nga Kompania arabe koreane për Konsulencë Ekonomike dhe Kulturore.
Në një konferencë për shtyp, Kryeministri Sherif Ismail tha se i gjithë projekti do të mbikëqyret nga ekspertët koreanë dhe do të ndërtohet brenda gjashtë muajve. Në të do të inkorporohen teknologjitë më të fundit për të siguruar që zhvillimi të jetë sa më ekologjik dhe efikas.