×
Secondary Adv

Prezantohet projekti i stadiumit te gjashte per Kupen e Botes Katar 2022

Share on Google+

Katari ka zbuluar projektin për stadiumin e gjashtë që do të ndërtojë për Kupën e Botës 2022, stadiumin Al Thumama, i cili ndodhet gjashtë kilometra në jug të Dohas qëndrore.

 

Stadiumi me rreth 40,000 vende pritet të përfundojë në vitin 2020. Aty do të zhvillohen ndeshje deri në fazën çerek finale në 2022. Dizajni i stadiumit të Al Thumama përfaqëson gahfiya-n, një kapelë tradicionale arabe e punuar me dorë që vishet nga meshkujt. Pas Kampionatit Botëror, stadiumi do të shndërrohet në një arenë prej 20,000 vendesh dhe  hapësira do të mbushet me një hotel me 60 dhoma përballë sheshit të lojërave.

Vendndodhja e stadiumit do të përfshijë edhe një fushë tenisi dhe basketbolli, piste vrapimi dhe hipizmi si edhe një degë të  klinikës  së mjekësisë sportive Aspetar.


Më të lexuarat