×
Secondary Adv

Ky aeroplan autonom se shpejti do te mund te revolucionarizoje bujqesine

Share on Google+

Në ditët e sotme janë  zhvilluar shumë lloje dronësh autonomë, të cilët përdoren për qëllime të ndryshme. Kompania Pyka në Silicon Valley ka krijuar një avion autonom për të bërë aplikimin e kimikateve bujqësore më të sigurt, më të shpejtë dhe më të saktë.

Aeroplani, i cili u prezantua në Ditën e 25-të të Y Combinator në Mountain Vieë, Kaliforni, është një avion autopilot vetëm për një person. Sipas kompanisë avioni mund të lundrojë mbi kodra dhe terrene të tjera, duke spërkatur kimikatet bujqësore me mbi 70 milje në orë (112.5 kilometra në orë).

Sistemi autonom i fluturimit lejon pilotin të qëndrojë në tokë, ndërsa vetë avioni fluturon afër sipërfaqes së tokës, një lloj fluturimi që normalisht është shumë i rrezikshëm.

Ndërsa nuk është ende e qartë se sa do të kushtojë, kompania thotë se teknologjia e tyre mundëson “aplikim jashtëzakonisht të shpejtë dhe të përballueshëm.” Sensorët në bord të aeroplanit e lejojnë atë të vetë-rregullojë pozicionin e tij, duke fluturuar në shtigje të sakta dhe të spërkatë në kohën e duhur.


Më të lexuarat