ThyssenKrupp prezanton ashensorin e pare ne bote pa kabell
Dizajni i ashensorëve nuk ka përparuar shumë gjatë këtyre 160 viteve të fundit. Ende ka kabina që lëvizin vertikalisht në një bosht të mbështetur nga kabllot. Kjo teknologji është e paefektshëm dhe e kufizuar, si edhe kërkon që njerëzit të presin për një kohë të gjatë për të levizur.
Megjithatë, konglomerët gjermanë të ThyssenKrupp kanë zbuluar një koncept revolucionar të ashensorëve që lejojnë disa kabina të lëvizin horizontalisht dhe vertikalisht në të njëjtin bosht edhe në të njëjtën kohë.
Një ashensor çdo 30 sekonda do të jetë një karakteristikë e ndërtesave në të ardhmen, ka premtuar gjiganti gjerman i teknologjisë ThyssenKrupp. Ata kanë zbuluar një teknologji që lejon ashensorët të lëvizin njëkohësisht vertikalisht dhe horizontalisht në një bosht të vetëm.Kompania thotë se shpikja e re do të revolucionarizojë arkitekturën moderne, sepse eleminon bllokun qëndror të ashensorit në një bosht të vetëm, një element i domosdoshëm i ndërtesave të sotme, që do të vërë kufizime mbi projektimin në të ardhmem.
I quajtur Multi, koncepti është cituar nga firma si ashensori i parë në botë pa kabëll. Multi do të jetë një ashensor me një bazë magneti, e njëjta teknologji si trenat super të shpejtë Maglev Shanghai (Janë aerodinamikë dhe janë të njohur si trena me ngritje magnetike, përdorin magnetin për t‘u ngritur mbi binarë dhe kështu shmangen fërkimet duke mundësuar një udhëtim shumë më të shpejtë dhe të qetë) të ndërtuar nga Transrapid International, një ndërmarrje e përbashkët e Siemens dhe ThyssenKrupp.
Çdo ashensor do të ketë një motor për lëvizjen horizontale dhe vertikale në një bosht të vetëm. Në ndërtesat e së ardhmes banorët do të presin vetëm 15 deri në 30 sekonda për ashensorin dhe jo si në ditët e sotme.
Inxhinierët e ThyssenKrupp shprehen se për shkak se Multi kërkon boshte shumë më të vogla sesa ashensorët e zakonshëm, mund të rriten hapësirat e përdorshme në një ndërtesë deri në 25 për qind. Përdorimi i materialeve të lehta për kabinat dhe dyert do të reduktojë 50 për qind të peshës së një ashensori tipik. Firma thotë se fillimisht teknologjia e re do të testohet në një ndërtesë 300 metra të lartë. Ndërkohë që ashensori Multi është ende në zhvillim e sipër dhe sipas parashikimeve, ThyssenKrupp mendon ta testojë sistemin në 2016- ën.