Rusia nderton qendren me te madhe tregtare Avia Park
Rusia ka hapur për publikun qendrën më të madhe tregtare, duke konkuruar MetroCentre në Angli.Pavarësisht krizës ekonomike, sanksioneve, rënies së çmimit të naftës dhe pikiatës së rublës, Moska përuroi ”Avia Park”, qendrën më të madhe të blerjeve në Evropë, me sipërfaqe 228 500 metra katrorë dhe me vlerë një miliard dollarë.
Qendra e re tregtare, që ka mbi 550 dyqane dhe hipermarketin ”Auchan” me sipërfaqe 25 700 metra katrorë, bazohet mbi një strukturë moderne me një çati të pamatë xhami dhe ia kalon nga përmasat qendrës tregtare angleze ”MetroCentre”, më e madhja deri tani e Kontinentit të Vjetër.
Qendra tregtare është e barabartë me 36 fusha futbolli, ka 80 restorante dhe 17 kinema me 4 000 vende. Avia Park, kompleksi tregtar më i madh në Europë ndodhet në veriperëndim të Moskës në aerodromin e dikurshëm Frunze. Avia Park është hapur për publikun në 28 nëntor të 2014-ës.
Moska ka prej pak kohësh edhe kullën më të lartë në Evropë (Kulla e Federatës së Qytetit të Moskës) dhe që nga dje edhe pistën më të madhe të patinazhit në kontinent.