Secondary Adv

Kina po planifikon te ndaloje prodhimin e makinave me karburant

Share on Google+

Sipas një raporti të fundit Kina është duke u përgatitur për t'i dhënë fund shitjes dhe prodhimit të automjeteve me lëndë djegëse.

 

Kjo do të shërbejë për të inkurajuar prodhuesit vendas të automobilave në zhvillimin e makinave elektrike. Ky veprim do të pasonte planet e njoftuara më parë nga Franca dhe Britania për të nxjerrë jashtë ligjit shitjen e automjeteve me benzinë dhe naftë nga viti 2040 me qëllim që të ulin emetimet e dëmshme.

Xin Guobin, zëvendës-ministër i industrisë dhe teknologjisë së informacionit, tha në një forum në qytetin verior të Tianjin se ministria e tij kishte nisur "kërkimet përkatëse" dhe po punonte për caktimin e një afati kohor për heqjen graduale të këtyre automjeteve nga tregu.

Kina është  tregu më i madh i automjeteve në botë, me 28.03 milionë makina të shitura vitin e kaluar, një rritje prej 13.7 për qind krahasuar me shitjet e vitit 2015.  Qeveria prezantoi në qershor një draft për të detyruar prodhuesit e automjeteve të prodhojnë më shumë automjete elektrike deri në vitin 2020 përmes një sistemi kompleks të kuotave.


Më të lexuarat