Secondary Adv

Dubai nderton dy ishuj te rinj artificiale per 1.72 miliard dollare

Share on Google+

Kompania e investimeve globale Dubai Holding, ditën e dielë prezantoi projektin e ri 1.72 miliard dollarë Marsa Al Arab.

 

Ai përfshin ndërtimin e dy ishujve të rinj artificialë në të dyja anët e hotelit Burj Al Arab. Projekti, që përfshin hotele, teatro, dyqane, një port jahtesh, një lagje biznesi, rezidenca dhe vila luksoze, synon të mbështesë Expo2020 dhe sektorin e turizmit në Dubai.

 

Punimet për ndërtimin e ishujve  do të fillojnë muajin e ardhshëm dhe pritet të përfundojnë në fund të vitit 2020. Marsa Al Arab do të shtrihet në 37 hektar tokë, duke përfshirë dy ishuj. Një nga ishujt do të jetë një destinacion turistik. Ai do të përfshijë një park detar (23 hektar), teatër me 1,700 vende dhe 300 apartamente në bregdet. Ndërsa tjetri do të përfshijë 14 vila luksoze dhe një port privat. Projekti përfshin 2.2 kilometër plazh.

“Si pjesë e forcimit të kapaciteteve lokale, Marsa Al Arab do të mbështesë Emiratizimin në sektorin e turizmit, duke ofruar mundësi të reja pune”, tha Abdulla Al Habbai, kryetari i Dubai Holding.

 


Më të lexuarat