Pema artificiale qe mund te prodhoje energji nga era
Tani energjia elektrike mund të rritet me të vërtetë në pemë! Shkencëtarët kanë zbuluar një prototip të pemës së erës “Wind Tree” që përdor turbina të fshehura brenda gjetheve plastike për të krijuar energji.
Një ekip inxhinierësh francezë kanë zhvilluar një pemë artificiale që mund të gjenerojnë energji elektrike duke përdorur erën. Sipas themeluseit të saj Jérôme Michaud-Larivière "Ideja erdhi teksa isha ulur në një park dhe pashë gjethet tek lëviznin dhe atje kishte një frymë ajri”. Më pas ai përdori fletë të vogla alumini të fshehura në “gjethe” të cilat lëviznin në varësi të drejtimit të erës duke gjeneruar në këtë mënyrë energji. Pas tre viteve hulumtimi, ekipi i inxhinierëve zhvilloi një prototip të kësaj peme rreth 7.9 metra të gjatë dhe e instaloi atë në komunën e Pleumeur-Bodou në Brittany të Francës veriperëndimore.
Jérôme Michaud-Larivière shpreson që “Wind Tree” të mund të përdoret në shtëpitë e njerëzve dhe në qendrat urbane. “Wind Tree” pritet që të shitet për afro 30.000 euro. Ajo mund të prodhojë dyfish më shumë energji sesa një turbinë konvencionale me erë, kjo për shkak se ajo mund të gjenerojë energji edhe në erërat vetëm 4.5mph. Projektuesi i “pemës”shpreson që ky projekt të përdoret për të shfrytëzuar “depozitat” e vogla të rrymave të ajrit në qytet për të furnizuar, për shembull, llambat LED në rrugë, apo një stacion energjie për makina elektrike.
“Wind Tree” mund të mund të kombinohet edhe me mjete të tjera të prodhimit të energjisë të tilla si panelet fotovoltaike dhe gjeotermale, duke u përdorur më pas në ndërtesat me energji-efektive. Në të ardhmen grupi i inxhinierëve shpreson të projektojë një pemë të përsosur që ka gjethe me fije natyrale dhe rrënjë që mund të gjenerojnë energji gjeotermale. Megjithatë, Robert Bellini një ekspert i inxhinierisë në Agjencinë e Menaxhimit të Mjedisit dhe Energjisë (ADEME), shprehet se potenciali i turbinave të vogla me erë në qytet mbetet mjaft i ulët.