Secondary Adv

Kjo paisje e Panasonic mund te llogarise kalorite e ushqimit qe ju konsumoni

Share on Google+

Ndonjëherë jeta është një rrëmujë e tmerrshme, sidomos kur keni një problem shëndetësor që nuk ju lejon të hani sa të doni dhe kur të doni.

 

Diabeti, obeziteti, ose edhe vetëm dashuria për të mbajtur veten të shëndetshëm dhe në formë mund t’ju bëjë të mbani nën kontoll edhe kafshatën më të vogël të ushqimit.  Smarfonët tanë kanë aplikacione që matin kaloritë dhe vlerat ushqyese, por a janë ata të saktë?

Panasonic ka krijuar një pajisje revolucionare të quajtur CaloRieco, që analizon ushqimin dhe ju jep një informacion të hollësishëm dhe të saktë të kalorive brenda disa sekondave. Nëse jeni diabetik ose vuani nga një sëmundje tjetër që kërkon dietë të duhur, duhet të keni një matje të saktë të përmbajtjes së ushqimit që po konsumoni.

Një llogaritës kalorish mund t'ju japë një ide të përgjithshme se sa kalori ka një hamburger ose një sanduiç. Por, nuk mund t'ju tregojë numrin e saktë të kalorive në një restorant ose ushqimin e shpejtë (fast food-in) që ju shpesh dëshironi të hani. Panasonic CaloRieco është i ndryshëm, pasi ju jep informacionin e saktë për ushqimin tuaj.

CaloRieco, një analizues ushqimi i teknologjisë së lartë, i cili përdor teknologjinë reflektuese të dritës për të përcaktuar përmbajtjen ushqyese të ushqimit në pjatën tuaj për t'ju dhënë një vlerësim të kalorive. Ju duhet të vendosni ushqimin tuaj në pajisjen në formë kutie dhe  ajo do të nxjerrë detajet për 10 deri në 20 sekonda. Panasonic thotë se pajisja njeh një shumëllojshmëri ushqimesh, por kjo nuk përfshin supat dhe ushqimet që janë shumë të errëta. Ajo tregon numërimin e kalorive dhe përmbajtjen ushqyese në ekranin LED.


Më të lexuarat