Secondary Adv

Shkencetaret kane arritur te gjejne nje rruge per te prodhuar energji nga lotet

Share on Google+

Ne i kemi përdorur lëndët djegëse për më shumë se njëqind vjet. Ato jo vetëm që shtojnë ndotjen e mjedisit, por gjithashtu pakësohen shumë shpejt. 

 

Në vitet që do të vijnë, ne nuk mund të kemi më lëndë djegëse për të fuqizuar industritë dhe makinat tona. Prandaj energjia e rinovueshme është e domosdoshme dhe shkencëtarët po përpiqen të gjejnë alternativa për ta prodhuar atë nga çdo gjë, pavarësisht nëse janë valë apo edhe lot.

Një ekip shkencëtarësh irlandez nga Instituti Bernal i Limerick zbuloi një mënyrë për të prodhuar energji elektrike nga lotët. Ekipi arriti të gjenerojë rrymë elektrike duke aplikuar presion ndaj proteinës lizozima që gjendet te lotët dhe tek e bardha e vezëve.

Disa materiale si kuarci mund të konvertojnë energjinë mekanike në energji elektrike nën presionin e aplikuar, dhe fenomeni njihet si piezoelektrikiteti (polarizimi elektrik në një substancë (sidomos kristalet e caktuara) që rezultojnë nga aplikimi i tensionit mekanik).

Materialet piezoelektrike zakonisht nuk përdoren për të prodhuar sasi të mëdha të energjisë elektrike, por ata gjejnë shumë aplikime në jetën tonë, veçanërisht në mjekësi. Në fushën e mjekësisë, ato mund të përdoren për të kontrolluar lirimin e drogës në trup ose për të shërbyer si një shtresë antimikrobiale për implantet. Ka një shumëllojshmëri materialesh piezoelektrike që mund të përdoren në të njëjtën mënyrë, por shumë prej tyre nuk janë biokompatibile. Disa prej tyre madje përmbajnë elementë toksikë si plumbi.


Më të lexuarat