Secondary Adv

Ky beton i ri e ben ndertesen aq te forte sa mund t'i rezistoje termetit 9 balle

Share on Google+

Fatkeqësitë e fundit natyrore si uraganet në Karaibe dhe tërmetet në Meksikë kanë sjellë nevojën për ndërtimin e strukturave më elastike.

 

Për fat të mirë, hulumtuesit në Universitetin ‘British Columbia’ (UBC) kanë krijuar një lloj betoni ekologjik, i cili e bën pjesën e jashtme të ndërtesave të fortë sa çeliku dhe të aftë për të përballuar fatkeqësitë e paparashikuara. Materiali i quajtur EDCC (Eco-friendly Ductile Cementitious Composite) është i përbërë kryesisht nga një nënprodukt industrial i quajtur hi.

Profesori i UBC Nemy Banthia tha: “Industria e çimentos prodhon afërsisht shtatë për qind të emetimeve globale të gazrave serrë. Duke zëvendësuar gati 70 për qind të çimentos me hirin, ne mund të zvogëlojmë sasinë e çimentos të përdorur. Kjo është një kërkesë mjaft urgjente, pasi prodhimi i një ton çimento emeton pothuajse një ton dioksid karboni në atmosferë.”

Produkti përfundimtar është shumë i ngjashëm me çelikun. Është i qëndrueshëm dhe fleksibël më shumë se betoni i zakonshëm.  Për të testuar shpikjen, hulumtuesit aplikuan EDCC në mure betoni rreth 10 mm (një inç) të trashë.  Ata pastaj simuluan një tërmet me magnitudë 9, e njëjta forcë tërmeti që tronditi Tohokun, Japoni, në vitin 2011.


Më të lexuarat