Secondary Adv

Ky qytet vertikal me 180 kate mund te jete e ardhmja e jeteses ne qytete

Share on Google+

Rritja e nivelit të detit ka sjellë shkatërrime masive në pjesët e  ulëta të globit. Sipas studiuesve tani në Oqeanin Paqësor, kanë humbur rreth 5 ishuj të pabanuar për shkak të rritjes së nivelit të detit.

 

Në përgjigje të kësaj katastrofe globale, arkitekti italian Luca Curci ka zbuluar planet e reja konceptuale për një botë të dominuar nga uji. Dizajni i ri i Curcit ofron një paraqitje të shkurtër të asaj se si  arkitektura ‘pa tokë’ mund të duket. Ndërtesa është një kullë cilindrike, e cila është ndërtuar në shtratin e detit.

E quajtur Vertical Tower City, dizajni futuristik përbëhet nga një ndërtesë multifunksionale me 180 kate, e cila kur të përfundojë do të arrijë një lartësi rreth 750 metra. Ndërtesa është projektuar të jetë krejtësisht e pavarur. Fasada e saj është krijuar nga qelqi fotovoltaik që do të shërbejë për prodhimin e energjisë elektrike.

Kulla do të ndërtohet nga pjesë modulare, të cila së bashku përshtaten për të formuar strukturën e përgjithshme. Në çdo kat të kullës, ekziston një zonë e rëndësishme e hapësirës së gjelbër për t'u siguruar banorëve akses në ajër të pastër dhe cilësi të mirë jetese. Gjithashtu do të ketë mundësi për zhvillimin e bujqësisë duke siguruar ushqim për banorët. Çdo kat i ndërtesës ka struktura dhe funksione të ndryshme për të përmbushur kërkesat për lloje të ndryshme të banesave nga vila në apartamente të vogla.


Më të lexuarat