Secondary Adv

Softuerin e ri qe mund te gjeje temperaturen optimale te ajrit per cdo person

Share on Google+

Në një zyrë është dukuri e zakonshme, që një person të ketë shumë ftohtë dhe një tjetër vapë. Për këtë arsye shpesh punonjësit diskutojnë mbi temperaturën në të cilën vendoset termostati.

 

Tani, hulumtuesit në Universitetin Concordia mund të kenë gjetur një zgjidhje për këtë problem: Një sistem që automatizon kontrollin e kushteve të mjedisit të brendshëm dhe optimizon produktivitetin e individëve dhe konsumin e energjisë.

 

Sistemi optimizon kushtet mjedisore të brendshëm duke përfshirë cilësinë e ajrit, temperaturën dhe ndriçimin bazuar në preferencat e çdo punonjësi të zyrës. “Përmirësimi i cilësisë së ambientit të zyrave ndikon në komoditetin e punonjësve, gjë që ndikon në produktivitetin e tyre”, thotë Hashem Akbari, profesor në Departamentin e Inxhinierisë dhe bashkëautor i studimit.

Ata testuan situata të ndryshme të zyrës, kushtet atmosferike në natyrë dhe morën parasysh tolerancën e temperaturës së punonjësve.

Më pas, ata krijuan një model matematikor të preferencave të çdo punonjësi të zyrës për të simuluar temperaturat e preferuara të tyre, normën e ventilimit, dritën natyrore dhe ndriçimin artificial bazuar në sensorë të vendosur në të gjithë zyrën. Sipas modelit të studiuesve, ata arritën të ulnin kostot e energjisë dhe të rrisnin produktivitetin e punëtorëve.


Më të lexuarat