Secondary Adv

Paisjet e injektuara ne trupin tone do te na japin superfuqi brenda dy dekadave

Share on Google+

Nano paisjet e injektuara në trurin tonë dhe pjesë të tjera të trupit  mund të na japin forcë mbinjerëzore brenda 20 viteve.

 

Sipas ekspertit në Qendrën e Inovacionit Hursley të IBM-së, njerëzit do të jenë në gjendje të kontrollojnë pajisjet vetëm me anë të gjesteve ose mendimeve. Këto nano paisje mund të sjellin përfitime të mëdha në mjëksi, si riparimi i dëmtimit të qelizave, muskujve dhe eshtrave.

John McNamara ‘Hursley Innovation Centre’ thotë se krijimi i teknologjisë që lejon trupat tanë të bashkohen me makina do të thotë se ne mund të rritim drejtpërdrejt aftësinë njohëse të njeriut, duke ofruar përmirësim mendor, si dhe të jemi në gjendje të shfrytëzojmë fuqinë informatike për të shtuar proceset tona të mendimit '.

Megjithatë, ai paralajmëroi se këto nano makineri mund të jenë në dispozicion vetëm për njerëzit e pasur. Kjo do të thoshte se ato do të ishin në mënyrë disproporcionale më të fortë, do të kishin më shumë aftësi njohëse, shëndet dhe jetëgjatësi.


Më të lexuarat