Secondary Adv

Vihet ne funksion ferma e pare e lundrueshme ne bote

Share on Google+

Ferma e parë  lundruese në botë me turbina ere, e ndërtuar pranë bregut veri-lindor të Skocisë, së fundmi ka filluar të dërgojë energji në rrjet.

 

Statoil, një kompani norvegjeze e energjisë, ka punuar për projektin 30 megavat Hywind Scotland për disa vite, dhe tani ai është vendosur në funksion. Ferma mund të furnizojë me energji elektrike rreth 20,000 shtëpi.

Hywind Scotland është rreth 24 km larg nga Peterhead në Aberdeenshire. Meqënëse turbinat janë lundruese, ato mund të vendosen në ujëra më të thellë se sa ato të fermave tradicionale në det të hapur. Turbinat Hywind Scotland janë të vendosura në një tjellësi deri në 129 metra, ndërsa turbinat e erës që janë të lidhura me shtratin e detit janë zakonisht në thellësi deri në 50 metra.

Nga maja e tehut deri në sipërfaqen e detit, turbinat me erë janë 175 metra të mëdha. Ministri i parë i Skocisë Nikola Sturgeon tha se projekti e vë vendin "në ballë të kësaj gare globale dhe e pozicionon Skocinë si një qendër botërore për inovacionin energjetik".


Më të lexuarat