Secondary Adv

Arabi Saudite, gjenden 400 struktura guri te ndertuara 7000 vjet me pare

Share on Google+

Arkeologët kanë zbuluar 400 struktura misterioze prej guri, në një zonë të largët në Arabinë Saudite.

 

Ndërtuar shumë pranë vullkaneve, ato janë 4-herë më të gjata se një fushë futbolli dhe ekspertët besojnë se janë deri në 7, 000 vjet të vjetra.  Strukturat, të cilat gjenden në rajonin Harrat Khaybar në Arabinë Saudite u zbuluan nga David Kennedy, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Oksfordit, nëpërmjet Google Earth.

Këto mure janë të ngjashme në strukturë me të tjera që gjenden në Lindjen e Mesme që janë quajtur “porta”, për shkak të ngjashmërisë së tyre me portat e mbyllura kur shihen nga lart. Portat më të vogla janë 13 metra në gjatësi, ndërsa më të gjatat janë 518 metra.


Më të lexuarat