Secondary Adv

Kompania gjermane krijon kamionat e pare autonome per pastrimin e bores ne aeroporte

Share on Google+

Prodhuesi gjerman i makinave Daimler ka testuar mjetet e para autonome borë pastruese për aeroportet. 

 

Automjetet e shërbimit punojnë duke ndjekur kamionin ‘lider’, i cili lëviz përgjatë rrugëve të parapërcaktuara me GPS. Mjetet janë të lidhura nëpërmjet sinjaleve radio të koduara, me një panel kontrolli në mjetin lider. Është me rëndësi që çdo kamion të jetë i këmbyeshëm, që do të thotë se nuk ka një udhëheqës të vetëm, të gjithë mund të jenë në pjesën e përparme të autokolonës në çdo kohë të caktuar.

Sigurisht, këta kamionë janë të dizajnuar për zona të kufizuara dhe kanë ndërtuar masa të sigurisë emergjente duke lënë hapësirë për menaxhimin e rrezikut, që do të thotë se automjetet do të jenë në gjendje të identifikojnë diçka në mënyrën e tyre. Një tipar i rëndësishëm, sidomos në një aeroport ndërkombëtar i cili është plot aktivitet të vazhdueshëm dhe barriera si personeli, karrocat e bagazhit, kamionët e karburanti etj.

Qëllimi është zbatimi i kësaj teknologjie në automjete të tjera të shërbimit në aeroport si: Dorëzimi i postës, hedhja e mbeturinave, madje edhe prerëset e barit janë në plan që të autonomizohen.


Më të lexuarat