Secondary Adv

Kulla me e larte ne bote me fasade qeramike

Share on Google+

Studiot e arkitekturës UNStudio dhe Werner Sobek kanë prezantuar projektin e tyre për një kullë të re në Dubai, e cila do të ketë një fasadë qeramike që thuhet se është më e larta në botë.

 

Skulpturore dhe funksionale, Kulla e bukur Wasl do të ulë kostot e energjisë me përdorimin e paneleve diellorë dhe optimizimin e dritës natyrore. Kulla multi-funksionale do të përbëhet nga një hotel më 5 yje me 250 dhoma bashkë me zyrat, rezidencat dhe hapësirat publike.

Ajo ndodhet pranë Burj Kalifës në Rrugën Sheikh Zayed dhe është 300 metra e lartë. Ndryshe nga Burj Khalifa, kulla do të ketë një formë të përdredhur, asimetrike. Sipas UNStudio, ajo do të jetë ndërtesa më e lartë në botë me një fasadë qeramike.

Rrokullisja e mprehtë dhe asimetrike do të përdorë një sistem ndriçimi të programuar që mbështetet pas pllakave qeramike të finit të fasadës, që do të jepte hije dhe do të linte dritën natyrale të filtruar - dhe do ta bënin ndërtesën sikur frynte natën. Dritat do të mundësohen me panele diellore të instaluara në majë të parkut të makinave.

Kulla Wasl pritet të përfundojë në vitin 2020.


Më të lexuarat