Krijohet bateria qe do te mund ta karikoni vetem 4 here ne vit
Shkencëtarët kanë projektuar një material të ri që i lejon procesorët të funksionojnë duke përdorur 100 herë më pak energji.
Studiuesit në Universitetet e Miçiganit dhe Cornell-it kanë krijuar një material të ri magnetoelektrik multiferroik. Ai formohet nga shtresa të holla atomesh, të cilat formojnë një film magnetik polar, i cili mund të ndryshohet nga pozitiv në negativ me vetëm një impuls të vogël energjie.
Ky parim mund të përdoret për të transmetuar kodin binar, rrjedhat e 1s dhe 0s, në të cilat veprojnë kompjuterat tanë. Kjo do të thotë se ata mund të dërgojnë dhe të marrin të dhëna duke përdorur vetëm një pjesë të energjisë elektrike.
Aktualisht, procesorët janë ndërtuar duke përdorur sisteme me bazë gjysmëpërçuese, të cilat kanë nevojë për një rrjedhje të vazhdueshme të energjisë elektrike. Por procesorët e ndërtuar duke përdorur sistem magnetoelektrike multiferik do të kishin nevojë vetëm për impulse të shkurtra të energjisë elektrike, duke përdorur shumë më pak energji.
Aparaturat elektronike konsumojnë aktualisht pesë për qind të totalit të energjisë globale dhe janë konsumatori më i shpejtë i energjisë, sipas Ramamoorthy Ramesh, drejtor i laboratorit të asociuar për teknologjitë e energjisë në Laërence Berkeley National Laboratory. Deri në vitin 2030 elektronika llogaritet të të konsumojë nga 40-50 % të energjisë globale. Falë këtij zbulimi ajo do reduktohet ndjeshëm.