Secondary Adv

Kufjet alarm qe nuk e shqetesojne partnerin tuaj

Share on Google+

Nëse duhet të zgjoheni herët dhe dëshironi ta lini të qetë partnerin tuaj, tashmë ka një zgjidhje. Nuk do ta keni më probleme me alarmin e zhurmshëm, i cili ndoshta edhe do t’ua prishë gjumin në orët në vazhdim.


Tre studentë nga Universiteti i Kalifornisë  (Daniel "Euokut" Lee, Daniel Synn dhe Danieli "Chesong" Lee) kanë krijuar një alarm “earplug alarm clock”, që përbëhet nga dy kufje të buta, të cilat vendosen në vesh. Alarmi është dizajnuar që të lidhet me smartphone-in nëpërmjet bluetooth-it dhe programohen me anë të një aplikacioni shoqërues për sisteme iOS apo Android.


Sipas projektuesve, alarmi u inspirua nga zhurma që shkaktonte muzika dhe alarmi i komshinjve, ndërkohë që shpresojnë që produkti të përhapet sa më shumë, në mënyrë që cdo person të bëjë një gjumë të qetë.
Alarmi shpesh ju bën me nerva, veçanërisht atyre, të cilëve u fillon puna më vonë, apo nëse e kanë pushim. Alarmi është vetëm për ju. Ai vendoset në veshët tuaj dhe mund të flini pa probleme, ndërsa kur të bjerë alarmi, ai ju zgjon pa ju prishur rehatinë njerëzve të tjerë.

 


Për të bllokuar zhurmën, kufjet Hush janë të mbështjella nga një material zë izolues që eleminon tingujt e jashtëm deri në 70 dB. Alarmi ka edhe parametra të veçanta për ta bërë sa më të sigurtë përdoruesin që të zgjohet edhe në një situatë emergjente.
Njëkohësisht kufjet Hush kanë bateri të rikarikueshme dhe mund të zgjasin deri në 10 orë. Përveç kësaj, kanë edhe një USB shtesë në rast ju doni që të ngarkoni dicka në telefon apo dëshironi të dëgjoni muzikë.

 

 


Kufjet Hush janë publikuar në 12 nëntor në faqen kickstarter dhe deri tani kanë arritur të grumbullojnë rreth 240.000 dollarw, fushata pritet që të jetë deri në 23 dhjetor. Në kohën e publikimit individët mund ti blejnë për vetëm 115 dollarë dhe nëse shkon sikurse është planifikuar në maj të 2015 do të fillojë edhe shitja e tyre.


Më të lexuarat