
10 sistemet e transportit te se ardhmes
Teknologja ka ndryshuar në mënyrë radikale mënyrën si blejmë, ruajmë dhe konsumojmë. Shtëpia do të jetë një objekt dixhital i teknologjisë së lartë dhe gjithçka do të bëhet për të minimizuar ndotjen dhe maksimizuar efikasitetin. Videokonferencat, mesazhet elektronike, rrjetet ndërkombëtare të kompjutarave do të bëjnë që njerëzit të udhëtojnë gjithnjë e më pak, duke reduktuar transportin por nga ana tjetër duke e sjellë më afër.
Largësia s'do të jetë më problem, pasi çdo emocion i yni do të përcillet në largësi duke e minimizuar mungesën fizike. Pas më shumë se një shekulli mund të themi me siguri se dominimit të motorit me djegie të brendshme i ka ardhur fundi.Era e automobilit do t'i përkasë historisë. Teknologjia është atje. Motori do zëvendësohet me qeliza hidrogjeni. Ato duken si tradicionalet, por janë radikale: hidrogjeni reagon me oksigjenin brenda qelizave, të cilat prodhojnë energji që nxit motorin të drejtojë rrotat. Reaksioni prodhon vetëm ujë. Satelitët e lundrimit dhe radarët do t'i ndihmojnë makinat "të ngasin veten". Çfarëdo që të ngasin, motoristët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë.
1-Trenat me vakum
Imagjinoni një mënyrë transporti të së ardhmes kur për më pak se 20 minuta të mbërrini në Nju Jork apo Londër apo t’i bini botës rreth e rrotull për 6 orë. Kjo mund të bëhet shumë shpejt realitet nëse ideja e projektuesve të Evacuated Tube Transport është e saktë. Bëhet fjalë për një transport me anë të një kapsule në formë tubi e cila do të lëvizë me anë të fërkimit në vakum. Sipas krijuesve kjo mënyrë transportit është më pak e kushtueshme, më e shpejt dhe më e sigurt se trenat dhe avionët. Kapsula ka gjashtë vende dhe mban deri në 183 kg bagazhe. Shpejtësia maksimale e lëvizjes mund të arrijë mbi 6500 km/h duke shpenzuar më pak energji në krahasim me metodat tradicionale të transportit. Kjo do të mundësonte që pasagjerët që udhëtonin nga Nju Jorku në Los Anxheles në vetëm 45 minuta dhe nga Nju Jorku në Kinë në vetëm dy orë apo rreth botës për 6 orë. Sipas krijuesve ky transport do të shpenzojë shumë herë më pak energji se sa makinat elektrike apo trenat elektrik si dhe mund të kontrollohet njëlloj si trafiku i internetit. Ata gjithashtu thonë se kushton pak për tu ndërtuar një sistem i tillë. Pavarësisht shpejtësisë së pabesueshme të lëvizjes projektuesit thonë se pasagjerët do të jenë subjekt i një force minimale të tërheqjes.
2- String System Transport
Një tjetër koncept hekurudhor me shpejtësi të lartë që ka për qëllim të paraqesë një alternativë për sistemet konvencionale pa çmim astronomik. I quajtur “Anatoly Unitsky String System Transport”, koncepti është i bazuar në përdorimin e telave tokësore elektrike, por në vend që ato të mbajnë fuqi, këto tela të tensionit të lartë të do jenë mbështetje për vagonat. Propozuesit e sistemit shohin avantazhe të mëdha në aspektin e kostos, 10 herë më pak se një hekurudhë e zakonshme apo sistemi maglev. Ky lloj transporti do të ketë një efikasitet tepër të lartë pasi ka një motorr 80 kW dhe do të ketë një shpejtësi deri në 250 km / h.
3- Tubular Rails
Në këtë sistem vetë trenat ndjekin “gjurmët”, ndërsa rrotat dhe motorët janë të mbështetura në unaza të larta përmes të cilave kalon treni me shpejtësi deri në 240 km / h. Dizajni i vecantë i këtyreve trenave do të shkaktonte një përçarje minimale të infrastrukturës ekzistuese dhe teknologjisë që është në dispozicion sepse në vetvete ky lloj sistemi hekurudhor do të ulte kostot e ndërtimit deri 60 për qind sesa rrjetet e sotme konvencionale të trenave urbane.
4- Straddling Bus
Kjo është padyshim një nga konceptet më interesante të transportit publik që kemi hasur gjatë viteve, kur është fjala për qytetet e mbingarkuara urbane dhe përdorimin e infrastrukturës ekzistuese." Straddling Bus" do të lëvizin mbi ndarëset e vendosur në infrastrukturës ekzistuese ndërmjet korsive. Ndërsa pasagjerët do të përdorin ashensorin për të hipur në pjesën e sipërme të autobuzit. Straddling Bus mund të lëvizë më shpejtësi të lartë pa ndikuar mbi trafik, duke lejuar që makinat të kalojnë poshtë tij. Rezultati është mjaft pozitiv sepse numëri i popullësisë rritet cdo ditë duke shtuar mundësinë e një trafiku të vazhdueshëm në qendrat urbane, të cilat kanë nevojë për zgjidhje alternative.
5- Shweeb
Shweeb është një mundësi tjetër transporti që është në top 10-tëshen. Një hekurudhë e mundësuar nga vetë fuqia e njeriut, i cili përdor pedalet e një kapsule të vendosur mbi një shinë. Momentalisht ju mund të ngisin Shweeb në Agroventures të Zelandës së Re dhe mund të arrini vetë një shpejtësi deri në 45 km / h. Ideja nuk është e kufizuar vetëm për parqet e lojërave. Pasi vetë Google do të investojë plot 1 milion dollarë si pjesë e projektit 10 ^ 100. Sipas kompanisë së shpejti do të bëhet publik vendi ku është planifikuar të ndërtohet “Shweeb” e parë për përdorim publik.
6- High-speed, alternative energy
Kërkimi për sisteme sa më efikase të transportit publik është i nevojshëm që të vijë në kosto sa më të ulta. Projekti SolarBullet është një fushatë që synon të sjellë trenat me shpejtësi të lartë (ne jemi duke folur për 354 km / h) në Arizona duke përdorur hekurudhën e pajisur me panele diellor në mënyrë që do të sigurohet 110 megavat energji elektrike për të vënë në punë sistemin. Projekti është aktualisht në fazën e parë dhe po përballet me disa pengesa përsa i përket kostos së ndërtimit. Për të ndërtuar një linjë të tillë nga Tuscon në Phoenix të Arizonës duhen rreth 27 miliard dollarë.
7- Trackless train
Sistemet “contactless” që lejojnë automjetet personale elektrike të karikohen në lëvizje janë zhvilluar shumë kohët e fundit, këto sisteme kanë gjithashtu një potencial të madh për të zhvilluar transportin e gjelbër. Një shembull real i kësaj teknologjie tashmë është demonstruar në formën e një treni, i cili është zhvilluar nga hulumtuesit në Institutin e avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë (KAIST) në Korenë e Jugut. Projekt pilot është prezantuar në Seul, në Grand Park han Gwacheon. Treni ka një motor dhe tre vagona për pasagjerët duke u furnizuar me energji në seksionet e vendosura në një distancë 2,2 km të gjatë. Automjeti mund të veprojë me një bateri që është sa një e pesta e madhësisë së baterive të instaluara në automjetet elektrike aktualisht në treg. KAIST shpreson që këtë teknologji brenda vitit të ardhshëm ta hedhë në treg.
8- Sartre
Një nga të mirat e transportit publik në përgjithësi është se ajo shmang kaosin e pandarë e transportit personal ku vendimet merren nga shoferët individuale. Sistemet e reja te transportit janë në kërkim për të zgjidhur këtë problem duke përdorur një automjet udhëheqës që është i lidhur me valë në një seri makinash të tjera të cilat ndjekin rrugën e saj në mënyrë autonome. Sistemi ruan fleksibilitetin e transportit privat. Për momentin mungon vetëm infrastruktura shtesë e kërkuar dhe kompjuterët që lidhen me automjetet. Përfitimet e këtij transporti janë tepër të mëdha si në sigurinë rrugore, uljen e mbingarkesës dhe reduktimin e konsumit të karburantit. Ky projekt pritet të vihet në zbatim shumë shpejt. Një projekt i tillë, i quajtur Sartri (Safe Road Trains Environment) kohët e fundit është shfaqur me sukses në rrugët publike për herë të parë. Ndërkohë që është hartuar në 2009 në Europë.
9- Orbital Maglev
Disa koncepte për transportin e së ardhmes kanë qëllime përfitimi. Ndërsa turizmi në hapësirë ka filluar të përdoret si koncept kohët e fundit duke menduar që të dërgohen turistë në hapsirë duke u bazuar në anijet konvencionale në formën e një treni në orbitë. Projekti është i quajtur sistemi Startram dhe do të përdorë një kapsulë magnetike në një tub me vakum. Këtij sistemi transporti do ti duhej një piste rreth 20 kilometra e lartë për të nxjerrë “trenin” në orbitë.
Ky sistem është konceptuar nga Dr George Maise së bashku me një nga shpikësit e “superconducting maglev”, Dr James Powell, potenciali i këtij sistemi është që të reduktojë ndjeshëm kostot e ngarkesave komerciale në orbitë që në ditët e sotme është në një diskutim serioz.
10- Ashensori që të çon në hapësirë
Dikur ishte një realizim i fanta-shkencës, ndërsa një kompani japoneze tani ka njoftuar se ambicia e saj është ta bëjë atë realitet. Bëhet fjalë për krijimin e ashensorit që dërgon në hapësirë, dhe projektin e saj ajo synon ta bëjë realitet deri në vitin 2050. Debney ka propozuar një teori që huazon metodat me të cilat katedralet kontrollojnë qendrën e tyre e gravitetit – duke u zvogëluar në krye - dhe e ka aplikuar atë për të projektuar një ashensor që do t’i çojë njerëzit në hapësirë. Koncepti i ashensorit në hapësirë është sugjeruar më parë nga shkencëtari rus Konstantin Tsiolkovsky në vitin 1895.
Në parim kjo tingëllon e thjeshtë - të zgjasësh një litar nga sipërfaqja e Tokës në hapësirë dhe të udhëtosh së bashku me të. Por në praktikë , është e vështirë për të ndërtuar . Kjo mund të arrihet në këtë mënyrë: Së pari, ekzistojnë disa materiale mjaft të forta , ose që mund të jenë prodhuar në sasi të mëdha , për të krijuar një kabull të gjatë mjaftueshëm për tu arritur . Së dyti ,litari do të duhet të jetë ankoruar në një stacion gjeostacionar, si dhe bashkangjitur në një kundërpeshë më tej jashtë në hapësirë , për të siguruar se nuk do të thyhet dhe për të mbajtur sistemin e balancuar. Por, ky zbulim ka dhe kostot ose rreziqet që shkaktohen duke të instaluar një ashensor në hapësirë që përfshijnë mbeturinat në hapësirë , por gjerësia e kabullit që do të mbajë drejtimin dhe peshën e ashensorit, sipas Debney, do të minimizojë rrezikun nga këto ndikime.
Më të lexuarat








