Secondary Adv

Kjo librari futuristike ne Kine mund te mbaje 1.2 milion libra

Share on Google+

MVRDV sapo ka përfunduar ndërtimin e Bibliotekës Publike Tianjin Binhai, në Kinë, e cila është ndryshe nga çdo bibliotekë që ne kemi parë ndonjëherë.

Krijuar në bashkëpunim me arkitektët vendas TUPDI, biblioteka 33.800 metra katrore përmban rafte, që janë ndërtuar në mure duke shërbyer si shkallë dhe si zona ku njerëzit mund të ulen dhe të lexojnë.

Ndërtuar në një kohë rekord prej vetëm tre vjetësh, Biblioteka Tianjin Binhai u ndërtua si pjesë e një grupi prej pesë ndërtesash kulturore në rrethin e Binhait. Ndërtesa përbëhet nga 5 katë dhe është dizenjuar në mënyrë të tillë që të ngjajë me një sy. Ajo përmban deri në 1.2 milion libra.


Më të lexuarat