Secondary Adv

Ky kopesht botanik do te behet oazi ekologjik me i madh ne bote

Share on Google+

Kopshti Botanik i Omanit do të jetë më i madhi i këtij lloji në Gadishullin Arabik, i dizajnuar me udhëzime nga sulltani i tij, Qaboos Bin Said al Said. 

 

Eko-parku do të ruajë diversitetin botanik të vendit dhe gjithashtu do të shërbejë si një qendër për vizitorë, objekt arsimor dhe kërkimor. Projekti u dizenjua nga kompanitë e arkitekturës “Grimshaw architects”, “Arup engineering” dhe “Haley sharpe design.”

 

Projekti ndodhet 35 kilometra larg Muscatit, kryeqytetit dhe qytetit më të madh të Omanit, në ultësirat e maleve Al-Hajar. Kopshti Botanik i Omanit, me një sipërfaqe 420 ha ka një kusht unik të vendndoddhjes. Ai është një nga të paktët vende në botë ku shtrati i derit të dikurshëm është ende i dukshëm,  pasi aktiviteti tektonik ngriti shtratin 100 metra mbi nivelin e detit.

Luginat, malet dhe shkretëtirat e Omanit janë të pasqyruaranë një mjedis të gjerë peizazhesh, duke shfaqur vetëm specie vendase, shumë prej të cilave nuk mund të gjenden kudo tjetër në botë. Vendbanimet më të ndjeshme të Omanit janë të mbyllura brenda dy biomave, të cilat imitojnë mjedisin natyror të specieve.

 “Kopshti i botanik i Omanit është një projekt mahnitës me shumë rëndësi kulturore dhe mjedisore”, thotë Keith Brewis, Grimshaw Partner. “Diversiteti i tij është me të vërtetë udhëheqës botëror dhe ne jemi të nderuar që të punojmë si arkitektë për një projekt që ka për qëllim ruajtjen e biodiversitetit.”


Më të lexuarat