Secondary Adv

Robotet do te fillojne te perdoren ne ferma ne vitin 2020

Share on Google+

Inxhinierët po punojnë në zhvillimin e makinerive, të cilat mund të mbjellin fara, t’i ujitin dhe korrin ato në mënyrë autonome, pa ndihmën e ndonjë fermeri.

 

Sipas parashikimeve të ekspertëve ata mund të fillojnë të përdoren që në vitin 2020. Robotët gjithashtu mund të programohen për të mbledhur vetëm kulturat, që janë plotësisht të pjekura.

Profesor Simon Blackmore tha: “Po përpiqem të zhvilloj një sistem krejtësisht të ri të mekanizimit bujqësor bazuar në makineri të vogla inteligjente. Ne po zhvillojmë aplikimin me pika, ku 100 për qind e kimikateve shkon në fletën e synuar, korrjen selektive ku ne mund të klasifikojmë produktin në momentin e korrjes". Detajet se si do të punojnë robotët, apo sa do të kushtojnë mbeten të panjohura.


Më të lexuarat