Secondary Adv

Astronomet kane zbuluar nje planet me temperature dhe madhesi te njejte me token

Share on Google+

Sipas një studimi të ri, një planet me temperaturë dhe madhësi të njëjtë si Toka  mund të jetë “vendbanimi më i afërt i njohur për zhvillimin e jetës.”

 

Planeti i sapo zbuluar, i quajtur Ross 128b, orbiton një yll të kuq 11 vite dritë larg nga Toka. Me teknologjinë aktuale, për të arritur aty do të na duheshin rreth 141,000 vite. Megjithëse aktualisht është 11 vite dritë larg nga Toka, planeti po lëviz drejt nesh dhe pritet të bëhet fqinji ynë më i afërt në 'vetëm' 79.000 vjet.

Por, pavarësisht afërsisë, Ross 128b merr 1.38 herë më shumë rrezatim sesa Toka. Si rezultat, temperatura e Ross 128 b vlerësohet të jetë midis -60 dhe 20°C, në sajë të natyrës së ftohtë dhe të zbehur të yllit të tij të vogël të kuq, i cili ka pak më shumë se gjysmën e temperaturës së sipërfaqes së diellit.

Ende mbetet e paqartë nëse planeti gjendet brenda, jashtë, ose në majë të zonës së banueshme, ku mund të ekzistojë ujë i lëngshëm në sipërfaqen e një planeti.


Më të lexuarat