Secondary Adv

Ura e celikut e printuar ne 3D do te instalohet ne Amsterdam ne 2018

Share on Google+

Kompania me bazë në Amsterdam, MX3D, ka përdorur printimin 3D për të prodhuar një urë për këmbësorë plotësisht funksionale.

 

Ura do të jetë prej çeliku, 12 metra e gjatë dhe do të instalohet në fund të vitit 2018 për të kaluar një nga kanalet e Amsterdamit në qendrën e vjetër të qytetit. Një konsorcium i matematikanëve, specialistëve dhe inxhinierëve të IOT-së janë bashkuar për të krijuar një rrjet “inteligjent” sensorësh për të monitoruar mirëmbajtjen e urës dhe për të gjetur informacionin që mund të ndihmojë në rritjen e sigurisë së saj.

Partnerët e rinj që hyjnë në projektin MX3D përfshijnë: Autodesk, Institutin Alan Turing dhe Institutin e Amsterdamit për Zgjidhjet e Përparuara Metropolitane (AMS). Ekipi nga Instituti Alan Turing është përgjegjës për projektimin dhe instalimin e një rrjeti sensorësh  në urë.

Këta sensorë do të mbledhin matjet strukturore të tilla si tendosja, zhvendosja dhe dridhjet dhe do të matin faktorët e mjedisit, si cilësia e ajrit dhe temperatura. Këto të dhëna gjithashtu do të na lejojnë të "mësojmë" urën për të kuptuar se çfarë po ndodh në të,  sa njerëz po kalojnë dhe sa shpejt.

Gjithashtu ura 3D e tanishme të modifikohet për t'iu përshtatur çdo ndryshimi të kërkuar në përdorim, duke siguruar se është e sigurt për këmbësorët në të gjitha kushtet.


Më të lexuarat