Secondary Adv

Njihuni me fermen e pare lundruese

Share on Google+

Ndërkohë që fermat urbane po bëhen gjithnjë e më popullore, njerëzit po gjejnë mënyra të reja dhe të papritura për përfshirjen e bujqësisë në qytete.

 

Lotus është një fermë lundruese e pajisur me panele diellorë, e cila shërben gjithashtu edhe si restorant. Lotus është projektuar me një kopsht hidroponik vertikal për të rritur produkte të freskëta, të cilat më pas shërbehen në zonat e ngrënies (brenda dhe jashtë), ku vizitorët mund të shijojnë peisazhin dhe të mësojnë më shumë për prodhimin e ushqimit.

Lotus është një sistem bujqësor i orientuar drejt së ardhmes që synon të zgjidhë problemet që kanë të bëjnë me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e prodhimeve në zonat urbane. Dizajni i saj gjithashtu trajton çështjen e ngrohjes globale të përkeqësuar nga rritja e emetimit të metanit dhe dioksidit të karbonit.


Më të lexuarat