Secondary Adv

Ja si i presin Krishtlindjet disa nga qytetet me te bukura ne bote

Share on Google+

Pemë gjigande të ndricuara, shtëpiza të vogla të drunjta, shirita shumngjyrësh, njerëz që festojnë rrugëve, etj. Krishtlindjet kanë nisur të dhurojnë atmosferën tradicionale të tyre, aromën e verës së nxehtë, salcicet e ngrohta të momentit dhe mollët e pjekura tradicionale apo dhuratat e vecanta. Ju mund të vizitoni qytetët që nuk i keni parë, të mbuluar me dëborë dhe me njëmijë drita, ndërkohë që jeni duke ecur me një gotë verë në dorë, të veshur me xhaketa, shalle, kapele dhe dorashka. Më poshtë ju kemi renditur një listë me 10 vendet më të bukura të Krishtlindjeve.


10-Rio de Zhaneiro, Brazil. Është përuruar në Rio de Janeiro, Brazil,  pema e Krishtlindjes lundruese më e madhe në botë. Me një lartësi prej 85 metrash, pema ka më shumë se tre milion topa ndërsa peshon 542 ton


9- Bruksel, Belgjikë. Çdo vit nga 28 nëntori deri në 4 janar, zemra e Brukselit shndërrohet në një ëndërr Krishtlindjesh. Gjatë Plaisirs d'Hiver, Grand Place është shndërruar në një treg tradicional Krishtlindjesh, i mbushur me dyqane, një fushë patinazhi, aktivitete të rrugës, etj. Ndërtesat e ndriçuara shërbejë si një sfond magjik për koret dhe artistët.


8- Vjenë, Austri. Vjena cdo vit ndricohet e gjitha nga mijëra drita Krishtlindjesh. Duke filluar me rrugën kryesore Graben, mijëra drita dhe llamba shumëngjyrëse ndricojnë mbi rrugë. Dyqanet e lokalet të dekoruar me degë pishe dhe shirita i japin më tepër frymë festave.


7- Barcelonë, Spanjë. Që prej vitit 1786, tradita e Krishtlindjeve është zgjeruar në më shumë se 300 markete të mëdha provizore për të shitur të gjitha llojet e dekorimeve dhe dhuratat e Krishtlindjeve, bashkë me ëmbëlsirat, shiritat dhe pemët e Krishtlindjeve. Figura më popullore në shitje është skena e Lindjes së Krishtit, me figura nga. Fëmijët vijnë gjithashtu për të shkuar në shfaqjet e gjigandit Tio caga, ndërsa versione më të vogla janë në shitje. Ka gjithashtu një skenë nga Lindja e Krishtit, konkurse, parada muzikore dhe ekspozita, duke përfshirë skenën e lindjes së Krishtit në sheshin Sant Jaume.â€

Më të lexuarat