Secondary Adv

Ndertesat me te mira ne bote per 2018 sipas RIBA-s

Share on Google+

Lista Ndërkombëtare e RIBA-s për 2018-ën, e shpallur sot, është një përzgjedhje dyvjeçare e disa prej ndërtesave më të mira botërore.

 

Lista e vitit 2018, tha presidenti i RIBA-s (Royal Institute of British Architects)  Ben Derbyshire, "ilustron ndikimin kuptimplotë dhe cilësinë transformuese që ndërtesat e mirë-dizajnuara mund të kenë në komunitetet, kudo që janë në botë".  Ky është "çmimi për ndërtesat që përcaktojnë standardin më të lartë për  arritjet arkitekturore".

 

Ekzistojnë nëntë kategori ndërtesash, të cilat përfshijnë zyra publike dhe private, vende të adhurimit, shtëpi private dhe muze, blloqe apartamentesh, fabrika, ndërtesa që iu përgjigjen konflikteve dhe fatkeqësive natyrore dhe peizazhe të reja arkitekturore.

 

Më poshtë po ju listojmë 10 ndërtesat më të mira në botë sipas RIBA-s. Ato janë:

 

1. Biblioteka Beyazit në Stamboll, Turqi 

 

2. Selia e Bremer Landesbank në Bremen, Gjermani

 

3. Metro Line 4 e Budapestit nga Palatium Studio Ltd. 

 

4. Bashkia e qytetit Deventer në Holandë 

 

5. Qendra mësimore Lanka në Sri Lanka 

 

6. Muzeu i Artit, Arkitekturës dhe Teknologjisë në Lisbonë, Portugali 

 

7. Një nga tre stacionet e metrosë të Barcelonës  projektuar nga Garcés-De Seta-Bonet

 

8. Qendra për Inovacionin ROGIC -ROKI në Japoni 

 

9. Xhamia Sancaklar në Stamboll

 

10. Qendra Detare Wadden në Ribe, Danimarkë 


Më të lexuarat