Honda do te prezantoje 4 robote te rinj kete vit ne CES
Çdo vit, Consumer Electronics Show është i mbushur me zbulimet më të fundit në automatizim dhe robotikë, dhe duket sikur ky vit nuk do të jetë ndryshe.
Kompania japoneze Honda njoftoi se, në vend të automjeteve autonome, ajo do të prezantojë një familje robotësh të vertëtë. Ajo do të prezantojë 3E Robotics Concept.
Gjithsej janë katër robotë: 3E-A18 tregon dhembshuri për njerëzit me një shumëllojshmëri të shprehjeve të fytyrës, 3E-B18 është një karrige mobiliteti e dizajnuar për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. 3E-C18 është automjet lëvizshmërie me hapësirë ngarkese, ndërsa 3E-D18 është një automjet për terren të vështirë.
Përveç robotëve Honda d të prezantojë në CES 2018 edhe Mobile Power Pack World, e cila përfshin një paketë baterish të lëvizshme për automjetet elektrike, dhe një sistem rimbushjeje për përdorim në shtëpi.