Secondary Adv

NASA zbulon nje sistem te dyte diellor po aq te madh sa i yni duke perdorur inteligjencen artificiale

Share on Google+

Ditën e enjte NASA dhe Google njoftuan për një "zbulim të madh" :një sistem diellor me tetë planete.

 

Megjithëse sistemi diellor Kepler 90 nuk është i panjohur,  planeti Kepler 90i është, pasi ai u zbulua, duke përdorur softuerin IA në një projekt novator midis Google dhe NASA-s.

Zbulimi i një sistemi të ngjashëm me tonin rrit shpresat  për gjetjen e jetës së huaj (alienë) në vende të tjera të universit.b Planetet e Kepler-90 kanë një konfigurim të ngjashëm me sistemin tonë diellor, me planete të vogla që orbojnë afër yllit të tyre dhe planetet më të mëdha gjenden më larg.

Kepler-90i i sapo zbuluar është një planet i nxehtë, shkëmbor, i cili orbiton yllin e tij një herë në 14.4 ditë, që do të thotë se aty do ta kishit ditëlindjen rreth çdo dy javë. Ai është 30 për qind më i madh se Toka dhe në sipërfaqe ka një temperaturë rreth 427°C. Sistemi i yllit Kepler 90 është afërsisht 2,545 vite dritë larg nga Toka, në konstelacionin Draco.


Më të lexuarat