
9 shpikje futuristike qe ju nuk do ta besoni qe sot ekzistojne!
Nga makinat fluturuese, tek mikrorobotët e padukshëm që mund të shërojnë sëmundje, një shumllojshmëri inovacionesh futuriste janë ëndërruar për shumë kohë nga njerëzit, të cilët janë frymëzuar nga romanet fantastiko-shkencorë. Nuk do ta besoni por sot këto teknologji janë reale, madje disa prej tyre kanë pasur edhe aplikime të suksesshme deri më tani.
1-Hendo Hoverboard, platforma që sfidon gravitetin
Deri para dy dekadash, një platformë lëvizëse që qëndron pezull, ishte një ëndërr futuriste, por tani është bërë e mundshme. Megjithëse nuk është gati për prodhim masiv, ka gjasa të bëhet një mënyrë interesante transporti, të paktën në disa lloje sipërfaqesh. Është e lehtë të vëresh se shtyrja e poleve të njëjta të magneteve, mund të kundërveprojë ndaj forcës së gravitetit dhe ta bëjnë një objekt të qëndrojë pezull, si kjo lodër magnetike.
Arkitekti Greg Henderson që themeloi kompaninë Arx Pax me bashkëshorten e tij Jill, thotë se e njëjta teknologji mund të bëjë çdo gjë të qëndrojë pezull, edhe ndërtesat. Si provë për këtë koncept, kompania e Hendersonit krijoi platformën e parë magnetike, që quajtur Hendo, që është në gjendje të mbajë një person rreth 2.5 centimetra mbi sipërfaqen e metalit. Tani për tani, bateritë që ushqejnë katër motorët e Hendos, zgjasin vetëm për një kohë të shkurtër por inxhinieri projektues Kyle O’Neil thotë se ata që dinë të përdorin mirë skateboardin, mund të mësojnë ta kontrollojnë platformën që qëndron pezull. Shpikësit e Hendos thonë se nuk presin të shohin një mjet të tillë së shpejti nëpër rrugë, sepse funksionon vetëm në sipërfaqe metalike.
2- Makinat fluturuese
Bëhen realitet makinat që fluturojnë, të cilat deri tani i kishim parë vetëm nëpër filma fantastiko-shkencorë. Kompania 'Terrafugia" në SHBA do të nisë prodhimin e modelit të njohur me emrin "Transition" dhe shumë shpejt do të jetë gati për shitje Sipas dizajnuesve, kjo makinë nuk do të ketë nevojë për një pistë që të ngrihet në fluturim pasi do të ketë një madhësi të vogël.
Makina fluturuese TF-X do të jetë në gjendje të ngrihet në fluturim edhe duke qëndruar në vend, në qoftë se ju dëshironi të shmangni trafikun e rënduar. Megjithatë, për të realizuar këtë, krahët kërkojnë një diametër 100 metra për t’u hapur. Ky model do të arrijë një shpejtësi rreth 320 km/orë dhe për të patur në pronësi këtë mjet nevojitet edhe një liçencë piloti përveç patentës së makinës.
3- Produkte të vogla por të fuqishme!
Nanoteknologjia shpeshherë referohet si teknologji e synimit të përgjithshem. Kjo për arsye se vetë forma e saj e avancuar do ketë një impakt të rëndësishëm në pothuajse të gjitha industrite dhe fushat e jetës. Do ofrojë struktura të ndërtuara më mirë, më jetëgjatë, më të pastra, më të sigurta, më të avancuara, për shtepi, transport, komunikim, medikamente, agrokulture dhe industri të përgjithëshme.
Imagjino një aparature medikale që depërton në brendësi të trupit të njeriut për të kërkuar dhe shkatërruar formimet e vogla të qelizave kanceroze përpara sesa të përhapen nëpër trup! Apo përberje jo më të madhe se një kubik sheqeri që përmban një librari të tërë me informacione! Ashtu si elektriciteti apo kompjuterat me përpara, nanoteknologjia do ofroje një dobi më të madhe për të përmirësuar të gjitha aspektet e jetës.
4-Pilula ushqimi
Një grup shkencëtarësh ka zhvilluar një medikament që mund të garantojnë të njëjtat efekte të ushtrimit fizik, pa pasur nevojë për ta praktikuar. Hulumtuesit ua kanë dhënë pilulën një grupi minjsh të dhjamosur. Përbërësi i gëlltitur nga minjtë është në gjendje për të aktivizuar proteina Rev-Erb-alfa, detyra e të cilit është që të djegë oksigjen dhe të përshpejtojë metabolizmin. Në këtë mënyrë, minjtë kanë vazhduar të hanë ushqime të yndyrshëm, duke vazhduar të djegin kalori dhe të ulin nivelin e tyre të kolesterolit. Procedura e njëjtë është kryer për minjt të quajtur "dembelë", në të cilën proteina Rev-Erb-alfa veproi dobët. Edhe në këtë rast kafshët kanë rritur metabolizmin e tyre.
Edhe pse ilaçi nuk është ende gati për eksperimentimin tek njeriu në të ardhmen mund të përmirësojë gjendjen e njerëzve të sëmundjeve të detyruar nga mbi pesha serioze. Por ka edhe një anë tjetër të medaljes. Shumë kanë frikë se mund të zevendësojë gjimnastikën, pilula mund të ndikojë tek njerëz të shëndetshëm që do të preferonte divanin në vend të një shëtitje, duke na bërë edhe më dembel.
5- Air Touch Technology
Brezi i ardhshëm i teknologjisë së realitetit virtual mund t’i ndihmojë njerëzit të manaxhojnë dhimbjen kronike, të shmangin aksidentet industriale dhe të kursejnë për moshën e pensionit
Teknologjia virtuale mund të bëhet një mjet efektiv, madje edhe kur shkaku dhe efekti nuk janë të dukshëm. Në të njëjtën kohë, mjediset e teknologjisë virtuale, të stimuluara me kompjuter pritet që të transformojnë industritë kyçe, si shkencat shëndetësore, shërbimet financiare dhe prodhimin në mënyra të reja dhe imagjinare, për të cilat ekspertët thonë se do të përmirësojnë jetën dhe zgjedhjet tona.
6- Eksoskelete për ushtarët
Në vitin 2009, Ekso Bionics ka licencuar HULC-un, i cili do të mund të aplikohej në ushtri. Ai u zhvillua, duke bërë të mundur që të rrisë funksionalitetin e kostumit, në përputhje me nevojat e ushtrisë. HULC është një kostum i cili mund të aplikohet në terren me përdorime disa dimensional, dhe ka fuqi të përdorimit deri në tetë orë, para se të mbushet sërish. HULC lejon përdoruesin që të kryej kërcime, zvarritje dhe mbajtje të peshave mbi trup.
Ndërsa Inxhinieret në Itali kanë krijuar një robot që mund të vishet në trup për të cilin pretendojnë se është më i sofistikuari deri më tani në botë. Zgjatuesi i trupit, është ndërtuar nga Laboratori i Robotikes në Santana dhe ka si qëllim përdorimin në zona ku ka rënë tërmete dhe në operacione të tjera shpëtimi. Eksoskeletet janë një fushë ku shkencetaret po punojnë në gjithë botën. Ata po përdoren për qëllime terapeutike dhe ushtarake.
7- Printera 3D
Imagjino të kesh një ide, ta vizatosh në letër, dhe pastaj ta marrësh letrën në një dyqan për të kërkuar që ai vizatim të kthehet në një objekt fizik brenda disa orëve. Kjo tashmë është e mundshme për blerësin e thjeshtë me ndihmën e printerave 3 dimensionalë, shkurt 3D. Këto aparatë më parë përdoreshin vetëm nga universitetet dhe korporatat e mëdha, por tani, dyqanet që ofrojnë shërbimet e printerave 3D po përhapen nëpër Shtetet e Bashkuara për këdo që dëshiron të shohë idenë e tyre të kthyer në realitet.
Printerat 3D krijojnë objekte nga allçia. Sikurse me çdo lloj teknologjie, ekspertët parashikojnë përmirësimin e shpejtësisë dhe çmimit të printimit. Me printimin 3D mund t’i jepni njerëzve mjetet, në mënyrë që ata të jenë përgjegjës për zhvillimin e tyre dhe ata të mësojnë aftësi të tjera veç të mësuarit anglisht dhe punimit si ciceron ose në një bankë, mund të krijojnë gjëra që kanë vlerë për botën.
8-Klonimi
Ne të gjithë e dimë se delja Dolly ishte klonimi i parë i suksesshëm tek gjitarët. Por a e dinit që një kompani në Korenë e Jugut mund të klonojë kafshë për 100.000 dollarë për të qenë të saktë? Është e vërtetë, kompania Sooam Biotech është në gjëndje që të klonojë qenin tuaj të dashur në një kopje të saktë gjenetike.
Ndërkohë që është folur se së shpejti, ndoshta lejohet klonimi i njerëzve në Britani. Kjo vlen në radhë të parë për klonimin e embrioneve njerëzore për kërkime ose për të kuruar sëmundjet e veshkave, mëlçisë dhe zemrës.
9-Syri bionic
Për herë të parë, shkencëtarët i kanë dhënë shikimin një gruaje të verbër me anë të një syri Bionic. Projektuesit Australian-te implantit, i cili i ngjan me modelin e veshur nga Arnoldi në The Terminator, ka gjasa për të transformuar jetën e miliona njerezve në mbarë botën. Dianne Ashëorth, e cila po vuan nga retinitis pigmentosa një gjendje e pashërueshme e shikimit, kishte humbur pothuajse të gjithë shikimin, kur kirurgët në Royal Victorian Eye and Ear Hospital në Melbourne kanë kryer një operacioni novator në muajin Maj.
Pajisja përbëhet nga 24 elektroda bashkangjitur në retinë. Çdo herë që ata të marrin një sinjal nga bota e jashtme, ato stimulojnë retinën, të cilat pastaj i dërgon një impuls mbrapsht në tru. Deri tani, shkencëtarët kanë përdorur syrin Bionic për të krijuar modelet e thjeshta me nga njëzet e katër sinjale, për forma të tilla si te një peme apo një shtëpie dhe pritet të shihet nëse Ashworth është në gjendje t'i identifikojë ato. Por hapi tjetër i madh është instalimi i një aparati fotografik, në mënyrë që pacienti të jetë në gjendje të marrë përfaqësime te objekteve reale, jo vetëm ato të krijuara nga shkencëtarët.
Më të lexuarat








