Secondary Adv

Nje garazh makinash qe do t'i rezistoje permbytjeve

Share on Google+

Për të pasur garazhe nëntokësore te cilët nuk rrezikohen nga përmbytjet gjatë reshjeve të mëdha, firma daneze "Third Nature" ka krijuar një sistem konceptual të garazhit që do të përdorë një rezervuar uji nëntokësor për të grumbulluar ujin e shiut . Gjatë reshjeve të mëdha apo stuhive ekstreme,shpesh paralajmërohen përmbytje.

Rrugët mund të përmbyten, por strukturat nëntokësore si garazhet e parkimit janë më të ndjeshme për t'u zhytur nën ujë.  Firma daneze “Third Nature”, ka ideuar një garazh parkimi, i cili gjatë përmbytjeve do të mbajë gjithçka brenda të thatë dhe mbi ujë. Ideja e tyre, e quajtur ‘POP-UP”, do të sjellë një garazh nëntokësor që do të përdorë një rezervuar bazë të vendosur nën tokë. Projekti i “Third Nature” nuk është vetëm një garazh parkimi nga përmbytjet, por “POP-UP” është ideuar gjithashtu për të shtuar një park te ri gjelbërimi në qytet të dominuar nga bimët, të cilat mund të thithin ujin e shiut që do të grumbullohet në rezervuar.

 

Dihet që bimët janë ndihmëse të mëdha në kompensimin e ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes globale, pasi ato mund të thithin dioksid karboni nga atmosfera dhe gjithashtu do të sigurojnë hije për të freskuar zonën pranë. The White Forest Tower në Paris, përdor 2.000 bimë për të këto qëllime. Sipas Business Insider, aktualisht nuk ka plane për të ndërtuar ndonjë POP-UP, por “Third Nature” thotë se koncepti i tyre mund të përdoret në qytete si Tokio, Londër, Mexico City, Rio de Janeiro dhe Singapor.

 

Se si firma do të planifikojë ndërtimin e një POP-UP-i është ende e paqartë, edhe pse kjo padyshim do të ishte një sfidë inxhinierike.  “Third Nature” është e vetëdijshme për këtë, pasi ata shpjegojnë në faqen e tyre të internetit se garazhi i tyre i parkimit me rezervuar uji, vlerësohet të jetë tre herë më i shtrenjtë sesa një parkim i zakonshëm. Stuhitë e kohëve të fundit si “Uragani Harvey” janë një tregues, kështu që do të ishte më mirë të dilej me një plan për të ndërtuar struktura si këto sa më shpejt.


Më të lexuarat