×
Secondary Adv

Automjeti i pare fluturues ne bote del ne shitje ne 2018

Share on Google+

Kompania Samson Motors i është bashkuar garës për të nxjerrë në treg makinat e para fluturuese , me veturën e parë sportive të quajtur Switchblade.

 

Switchblade mund të lundrojë në një lartësi prej 3.6 km, me një shpejtësi maksimale prej 320km/h dhe është e pajisur me një parashutë sigurie. Samson Motors pretendon se makina do të jetë gati për të dalë në shitje në pranverë të 2018, me çmime duke filluar nga 120,000 dollarë. Ajo është një makinë me tre rrota, projektuar nga Samson Motors me bazë në Oregon.

Makina ka dy vende dhe në tokë është 5.1 metra e gjatë. Gjithashtu ajo ka krahë të zgjerueshëm dhe një bisht të palosshëm. Kjo nënkupton që makina mund të përdoretsi në rrugë dhe në ajër. Por nuk është aq e thjeshtë sa të blesh makinën dhe të nisesh në një udhëtim, pasi për drejtimin e saj nevojitet një licencë piloti privat dhe një licencë shoferi.


Më të lexuarat