Kompania izraelite investon 2.2 milion dollare per karikimin me wi-fi te autobuzeve
Automjetet elektrike kanë qenë prej kohësh një opsion premtues për një transport të qëndrueshëm.
Por, për shkak të baterive të shtrenjta dhe të rënda që shpesh kanë nevojë për rimbushje, ata ende nuk janë përhapur masivisht. Izraeli po bën hapa para në kapërcimin e këtyre pengesave duke investuar në rrugë që karikojnë autobuzat elektrikë.
Kompania Dan Bus, me bazë në Tel Aviv ka njoftuar se do të investojë 2.2 milion dollarë në ElectRoad. Teknologjia e ElectRoad e fsheh mbështjellësin elektrik nën rrugë për të karikuar pa tel (ëireless) automjetet elektrike ndërkohë që ata janë në lëvizje. Disa muaj më parë, kompania për menaxhimin e investimeve Biomedix Incubator Limited njoftoi për blerjen e ElectRoad dhe nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Dan Bus. Nëse bashkimi do të përfundojë, kompania Dan Bus do të investojë më shumë se 2.2 milion dollarë në ElectRoad.
Teknologjia e ElectRoad përdor bobina të përçimit për të fuqizuar makinat elektrike nëpërmjet induksionit magnetik. Sipas kompanisë sistemi mund të lejojë ndarjen e energjisë midis automjeteve brenda rrjetit. Gjithashtu kjo teknologji ka efikasitet të lartë, kosto të ulëta dhe zero emetime. Kompania po planifikon të depërtojë gradualisht në treg duke u fokusuar në transportin publik, siç janë linjat e autobuyëve. Investimi nga Dan dhe marrëveshja midis kompanive tregon se kompanitë e transportit publik janë vërtet të interesuara për teknologjinë.
Kompania Dan Bus ka nxjerrë tashmë disa autobusë elektrikë që mund të karikohen nëpërmjet kabllit në stacionet e nisjes, dy deri në tre minuta për një distancë prej 30 kilometrash, ose pothuajse 19 milje, të cilat ata thanë se ishin të mjaftueshme për linjën më të gjatë urbane.