×
Secondary Adv

Krocera me ekologjike ne bote

Share on Google+

Industria e lundrimit po lulëzon, por anijet turistike nuk janë të qëndrueshme. Një anije mesatare që mban 3.000 pasagjerë dhe ekuipazhin gjeneron 80.000 litra ujëra të zeza në ditë dhe sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) shumë linja lundrimi përdorin sisteme filtruese të vjetëruara, duke hedhur në ujë  ujërat e zeza të trajtuara minimalisht.

 

Shumica e kroçerave përdorin karburantin “bunker” për të fuqizuar motorët e tyre. Ky është karburanti i rëndë dhe i mbetur, pasi benzina dhe nafta janë nxjerrë nga nafta bruto dhe mund të lëshojë nivele të rrezikshme të dioksidit të squfurit. Projekti Ecoship synon të sfidojë status quo-në dhe ka vendosur një grup radikal objektivash për të demonstruar se çfarë është e mundur dhe e nevojshme për këtë industri që të ekzistojë në një botë të qëndrueshme.

Ndërtimi i anijeve më të qëndrueshme ekologjike nënkupton një qasje tërësisht të ndryshme, me theks të veçantë në zgjedhjen e teknologjive. Dizajni i anijes u finalizua në vitin 2015, pas një procesi 3-vjeçar që përfshinte një ekip ndërkombëtar ekspertësh nga fusha të ndryshme si arkitektura detare, energjia e rinovueshme dhe dizajni biofilik dhe biomimetik. 

Ecoship mund të fillojë lundrimin në vitin 2020. Një sistem i mbyllur uji, një skelet (trup i anijes) hidrodinamik i frymëzuar nga balenat dhe velat e palosshme diellore janë ndër veçoritë që e bëjnë këtë anije, sipas Oliver Design, "anijen më eko-miqësore të lundrimit në botë".

Ecoship do të sjellë një reduktim të dioksidit të karbonit me rreth 40 përqind krahasuar me një anije të ndërtuar para vitit 2000 dhe rreth 30 përqind kundrejt atzre të diyenjuara së fundmi. Anija do të ketë dysheme kinetike dhe do të prodhojë 750 kilovat energji diellore. Motori hibrid i anijes mund të marrë gjithashtu energji nga gazi natyral i lëngshëm ose nga nafta.  Është vendosur të dorëzohet në kohë për Lojrat Olimpike 2020 në Tokio.


Më të lexuarat