×
Secondary Adv

Zvicra sapo ka hapur hekurudhen me te pjerret ne bote

Share on Google+

Fshati i vogël i Stoos, në Zvicër përuroi ditën e dielë hekurudhën më të pjerrët në botë.  

 

Linja e re tranzit do të mbulojë 1,720 metra nga një stacion në luginën Schëyz-Schlattli deri në Stoos, i cili shtrihet në një lartësi prej 1,300 metrash. Treni do të ketë një shpejtësi maksimale prej 10 metrash në sekondë për të ngjitur 743 metra përgjatë gradienteve me pjerrësi 110 për qind.

Treni, i cili përbëhet nga katër kabina cilindrike me pamje futuristike, do të nivelohet automatikisht për të lejuar që 34 pasagjerët e tij të qëndrojnë plotësisht drejtë gjatë gjithë udhëtimit.

Linja e re kushtoi 44.6 milion euro për tu ndërtuar dhe zëvendësuar një sistem më të vjetër që ishte në fuqi që nga viti 1933. Ndërtimi i projektit filloi në korrik të 2013-ës dhe sipas The Gondola Project,  u vlerësuan 15 opsione të ndryshme para se zyrtarët të vendosnin të ndërtonin një (në vend që të riparonin të vjetrin) duke përdorur teknologjinë më të avancuar.

"Pas 14 vitesh planifikimi dhe ndërtimi, të gjithë janë shumë krenarë për këtë tren,"  tha për The Guardian Ivan Steiner, një përfaqësues i projektit. Stoos, një fshat malor me rreth 100 banorë, ndodhet vetëm 30 kilometra në jug të Zyrihut dhe lart mbi liqenin e Luzernit. Ai është i njohur për resortin e tij të skive dhe është plotësisht pa makina (car free) . Më parë, hekurudha më e pjerrët në botë ishte Gelmerbahn në Berna me një gradient maksimal prej 106%.


Më të lexuarat