×
Secondary Adv

Ky asfalt duhet ne Shqiperi!

Share on Google+

 

Jeni bezdisur nga gropat e shumta nëpër rrugë? Shumë shpejt mund të ketë një zgjidhje inteligjente për këtë gjë. Bëhet fjalë për një plan futuristik për prodhimin e një asfalti që “vetëshërohet”.

 

Rrugët e së ardhmes do të mund të riparojnë vetveten, të bëhen prej plastike ose me panele diellore. Në fakt disa nga këto projekte tashmë janë realizuar. Në raportin më të ri të publikuar nga kompania e konsulencës inxhinierike Arup përshkruhen disa nga zhvillimet më inovatore në transport dhe autostrada duke premtuar se tashmë ka filluar të ndryshojë përgjithmonë infrastruktura.

Çelësi i këtyre zhvillimeve është presioni mbi burimet dhe ndryshimi i klimës nga zgjerimi masiv i mjedisit urban, që duke nisur nga 2050 rreth tre të katërtat e jetesës së popullsisë së botës do të jenë në qytete.

Në krye të listës ndoshta është puna u bërë nga Universiteti i Bath, Cardiff University dhe Universiteti i Kembrixhit për të zhvilluar asfaltin vetë-shërues që përdor bakteret për të riparuar të çarat në rrugë.


Asfalti do të lëshojë baktere, që do të mbushin të çarat nga dëmtimi. Projekti është paraqitur nga kompania e njohur Arup. Synimet janë edhe më ambicioze se kaq. Sipas Arup ky projekt nxjerr në pah qëllimin kryesor për të krijuar një përzierje asfalti që përmban baktere në mikrokapsula që do të mbijnë nëse janë në kontakt më ujin.

 

 

Bakteret do të prodhojë gur gëlqeror dhe do të shumohen. Asfalti vetëshërues mund të zëvëndësojë strukturat e betonit, të heqë nevojën për riparime si dhe të zvogëlojë koston e jetës së një strukture deri në 50%.  Mbi  7% të emetimeve të CO2 në botë janë për shkak të prodhimit çimentos, duke aplikuar këtë “asfalt vetëshërues” do të mund të reduktohet ndotja në mjedis njëherë e përgjithmonë.

Një ndër projektet më ambicioze është edhe zëvendësimi i asfalti tradicional me panele diellore, të cilat mund të karikojnë makinat dhe të shkrijnë dëborën. Arup thotë se me këto ndryshime, në të ardhmen askush nuk do blejë makinën, pa pasur akses në këto rrugë. Numri i çiklistëve dhe trotuareve do shtohet dhe makinat elektrike do jenë të zakonshme në rrugë.


Më të lexuarat