Secondary Adv

Projekti 250 milion dollare per ndertimin e parkut lundrues ne Nju Jork

Share on Google+

Planet e miliarderit Barry Diller për të ndërtuar një park publik lundrues në Manhattan janë duke u bere realitet.

 

Diller prezantoi projektin, të quajtur Diller Island, në vitin 2014. Gjatë tre viteve të fundit, shpenzimet janë rritur nga 35 milionë në 250 milionë dollarë. Gjithashtu  grupi qytetar City Club i Nju Jorkut paraqiti një seri padish mjedisore, të financuara nga manjati i pasurive të paluajtshme, Douglas Durst, për të penguar ndërtimin e Diller Island.

Sipas The New York Times, projekti filloi të “rilindte” pasi guvernatori i Neë Yorkut, Andreë Cuomo, i bindi të gjitha palët të arrijnë një konsensus mbi projektin e parkut. Diller ka në plan të ndërtojë parkun lundrues në lumin Hudson pranë rrugës West 13th në Manhatan. I mbështetur në 300 kolona betoni në formë kërpudhe, Diller Island do të jetë në krye të një platforme që është 186 metra larg nga bregu. Kopshtet do të mbushin hapësirën e dizenjuar nga Heatherëick Studios.

Në park gjithashtu do të zhvillohen shfaqje në një amfiteatër me 700 vende, ku hyrja do të jenë falas ose me kosto të ulët. Ndërtimi i parkut  përfshin edhe shembjen e Pier 54, ku u sollën të mbijetuarit e Titanikut në vitin 1912. Londra u përpoq të ndërtonte një park të ngjashëm, të quajtur Ura e Kopshtit, në lumin Thames. Por kryetari Sadiq Khan e hoqi projektin në gusht dhe tha se taksapaguesit duhet të jenë "shumë të zemëruar" për fondet e shpenzuara publike që arritën në 43 milionë dollarë.


Më të lexuarat