Secondary Adv

Deri ne vitin 2018, cdo autobuz ne kete megaqytet kinez do te jete elektrik

Share on Google+

Kina mund të jetë një nga vendet më të ndotura në planet, por po investon në teknologji të qëndrueshme për të reduktuar ndikimin e saj në mjedis, si dhe për të mirën e shëndetit të qytetarëve.

 

Grupi Shenzhen Bus ka deklaruar se megaqyteti kinez do të elektrifikoje gjithë flotën e tij prej 16,000 autobusësh deri në fillim të vitit 2018, duke e bërë Shenzhen qytetin e parë në botë me një flotë autobuzësh plotësisht elektrikë. Shenzhen fillimisht filloi miratimin e autobusëve elektrikë në 2009 si pjesë e “China’s Neë Energy Vehicle Program”, i cili sfidoi 10 qytete kineze për të vendosur 1,000 automjete elektrike çdo vit midis 2009 dhe 2012.

 

Qeveritë vendore dhe ato kombëtare kanë luajtur një rol të rëndësishëm; të dy ofruan subvencione për të sjellë koston e autobuzëve elektrikë në përputhje me ata tradicionalë. Gjithashtu për këtë ka ndihmuar dhe rënia e kostove të baterive të litiumit. Autobuzët elektrikë janë më të lirë për të operuar dhe për t’u mirëmbajtur sesa ata me naftë.

 

Prodhuesi i automobilave Shenzhen BYD prodhoi 80 për qind të autobusëve të rinj. Kompania shet makinat e saj në 50 vende të botës dhe madje e tejkaloi Teslën në vitin 2016 si prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në botë.


Më të lexuarat