Secondary Adv

A eshte zgjidhur me ne fund misteri se si u formua Hena?

Share on Google+

Objekti që u përplas me tokën për të krijuar hënën ishte shumë më i vogël se sa mendojmë ne, sipas një simulimi të ri.

 

Studiuesit në Institutin e Fizikës së Tokës në Paris testuan mbi dy miliardë kombinime të parametrave për të provuar dhe zgjidhur misterin e formimit të hënës. Ata kanë arritur në përfundimin se ka qenë një objekt afro 1/10 sa masa e Tokës.

Astronomët kanë dyshuar për një kohë të gjatë se hëna u krijua kur një protoplanet gjigant i quajtur Theia, goditi Tokën e formuar rishtazi. Një teori e paraqitur së pari në vitet 1970. Thuhet se përplasja e madhe solli krijimin e një mase të madhe mbetjesh, të cilat u bashkuan duke formuar hënën. Megjithatë, deri më tani, astronomët nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë se si kjo e la hënën dhe Tokën kimikisht identike.

 

Kjo çoi në dy ide të tjera, të cilat parashikuan masa të ndryshme për objektin që goditi. E para dy gjysmë-toka u shkrinë për të formuar sistemin Tokë-Hënë, dhe e dyta, Theia ishte një projektil i vogël me shpejtësi të lartë që u përplas në një Tokë të re, më të madhe dhe të shpejtë. Për të provuar dhe zgjidhur misterin, James Badro në Institutin e Fizikës së Tokës në Paris vendosi që kolegët e tij të përcaktojnë se si përputhet secila ide me kiminë e planetit tonë.

"Ne e dimë se pëplasja gjigande ka ndodhur brenda 100 milion viteve të para dhe se impaktori (një objekt (si një meteor) që bie ndesh me një trup tjetër), pavarësisht nëse është një impakt i vogël ose i madh, duhet të ketë lënë një gjurmë kimike në mantelin e Tokës", tha Badro për Neë Scientist. Gjurma kimike ndryshon në varësi të masës së Theia. Hulumtuesit realizuan më shumë se 2 miliardë simulime të përplasjes dhe gjetën një impaktor më të madh se 15 përqind të masës së Tokës, nuk mund të prodhonin kimikën që ne shohim në mantelin e Tokës, duke çuar në një mantel tepër të pasur me nikel dhe kobalt.

Një studim i ri ka zbuluar se menjëherë pas krijimit të hënës, Toka u bombardua nga planetë të vegjël që sollën disa elemente të çmuar në botën tonë. Këto objekte të ngjashme me hënë sollën elemente të tilla si ari, argjendi dhe platini drejtpërdrejt në bërthamën e planetit tonë të ri si dhe kontribuoi ndjeshëm në masën e saj të përgjithshme.


Më të lexuarat