Secondary Adv

8 mrekullite arkitektonike dhe inxhinierike te Dubait

Share on Google+

Dubai është bërë një destinacion me famë botërore për arritjet e tij të pabesueshme në arkitekturë. Dubai ka ndërtesën më të lartë në botë, hotelin më të lartë, qendrën më të madhe tregtare, dhe gjithashtu ka një kopësht me lule dhe një resort skish në mes të shkretëtirës. 

 

Më poshtë po ju listojmë 8 mrekullitë arkitektonike dhe inxhinierike të Dubait.

 

1. Burj Khalifa: Ndërtesa më e lartë në botë 

Përfunduar në vitin 2009, Burj Khalifa është pjesë e zonës 2 km2 të njohur si "Doëntoën Dubai". Projektuar nga Adrian Smith në vitin 2006 Burj Dubai është 828m e lartë. Buxheti i ndërtesës ishte rreth 4 miliardë dollarë.

Kulla përmban edhe xhaminë më të lartë në botë në katin e 158-të (160), pishina më të lartë në botë, në katin e 76-të dhe platformën më të lartë të shikimit në botë, në katin e 124-të.

 

2. Ishulli Palm: Ishull artificial në formë palme 

Ishulli Palm është një ndër dhjetë ishujt më të mëdhenj artificialë në botë. Projekti përbëhet nga Palm Jumeirah, Palm Jebel Alo dhe Palm Deira). Aktualisht, vetëm Palm Jumeirah ka përfunduar dhe është i banuar. 

Këta ishuj janë vendosur jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin Persik. Kur të përfundojnë, ata do të shtojnë rreth 520 km plazh në zonë. Këto ishuj mbresëlënës të bërë nga njeriu konsiderohen mrekullia e tetë e botës. 

 

3. Kulla Cayan: Ndërtesa e dytë më e lartë në botë me një kënd rrotullimi  90 gradë

E përfunduar në vitin 2013, ndërtesa është 306 metra e lartë dhe përbëhet nga 73 kate. Përdorimi i saj primar është banimi.

 

4. Jumeirah Beach Hotel: Hoteli i vetëm me 7 yje në botë  

Ky hotel është i vetmi hotel në botë me 7 yje. Ai përmban një bar Skyview, restorant nënujor, dhe një fushë tenisi në natyrë. Ajo është bërë një pikë referimi në Dubai dhe është me sa duket një nga ndërtesat më të fotografuara në botë.

E lartë 321 metra, ndërtesa gjatë natës ndriçohet shumë bukur me ngjyra të ujit dhe zjarrit. Është hoteli i katërt më i lartë në botë; megjithatë, 39% e lartësisë së tij totale përbëhet nga hapësirë jo e zënë.  Ndërtesa përmban mbi 70,000 m3 beton dhe 9,000 tonë çelik. 

 

5. World Islands: Harta e Botës ka frymëzuar për ndërtimin ishullit artificial  

Përbëhet nga një koleksion prej 300 ishujsh artificialë. Ata ndodhen 4 km larg brigjeve të Dubait. I krijuar nga tone rëre dhe shkëmbi, ishulli mbulon një sipërfaqe prej 6 km gjerësi dhe 9 km gjatësi. Forma e përgjithshme e globit është e dukshme vetëm nga hapësira ose në pjesën e sipërme të Burj Khalifa-s.

 

6. Dubai Mall: qendra më e madhe tregëtare në botë 

Pas disa vonesave, dyqani më në fund hapi dyert e saj në vitin 2008. Dubai Mall është, sipas zonës, qendra më e madhe tregtare në botë. Ndërtimi i saj përfundoi në vitin 2008.

Ajo tërheq më shumë se 750,000 vizitorë në javë, ka 1.200 dyqane, 160 restorante, zonë argëtuese masive dhe një hotel. Ajo gjithashtu përmban Akuariumin e Dubait dhe Underëater Zoo. Ka një sipërfaqe rreth 1,124,000 m2.

 

7. Ski Dubai: resorti më i madh i skive në botë 

Objekti u hap në vitin 2005 dhe përmban një "mal" të brendshëm të lartë 85 metra me 5 shtigje me vështirësi të ndryshme. Ai përfshin një gjatësi prej 400 metrash.

Ski Dubai është një qendër skish e mbyllur me sipërfaqe 22.500 km2. Në mënyrë që të ruhen temperaturat nën zero të kërkuara për objektin, ai ka izolim jashtëzakonisht efikas. Kjo kërkohet për të ruajtur temperaturën në -1 gradë celsius gjatë ditës dhe -6 gradë celsius gjatë natës, të nevojshme për të krijuar dhe ruajtur borën.

 

8. Dubai Miracle Garden: Një kopësht në shkretëtirë 

Dubai Miracle Garden është kopshti më i madh i luleve në botë. Ai ka një sipërfaqe prej 72,000 m2 me më shumë se 45 milionë lule të formuara në forma të ndryshme si zemrat, yjet, etj. Kopshti ndodhet në rrethin e Dubailand, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai u hap në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013. 


Më të lexuarat