I hapur në fund të vitit 2016, restoranti “5.8 Undersea” është restoranti nënujor më i madh në botë, plotësisht prej xhami.
Emri i tij vjen nga thellësia në të cilën ai ndodhet, 5.8 metra nën sipërfaqen e detit. Struktura peshon 400 tonë metrikë dhe është 90 metra katrorë.
Restoranti është pjesë e resortit Hurawalhi Island, një resort turistik, ekologjik me pesë yje. 5.8 ka çati të lakuar xhami, anë qelqi dhe një dysheme kryesisht prej xhami, kështu që turistët janë të rrethuar nga deti. Hapësira brenda 5.8 është dizenjuar për biseda intime, duke akomoduar jo më shumë se 10 çifte për drekë ose darkë.
"Resorti dhe dhe restoranti 5.8 u hapën më 1 dhjetor vitin e kaluar dhe jemi vërtet të kënaqur që raportet që kemi marrë që prej asaj kohe kanë qenë jashtëzakonisht pozitive", tha Mark Arnold, drejtues i Zyrës së Zhvillimit dhe Marketingut në Zelandën e Re të Fitzroy Engineering.