Kina, lider boteror ne luften kunder ndryshimeve klimatike
Skema që qeveria e Kines planifikon të zbatojë në sektorin e energjisë elektrike në vitin 2019, do të luajë një rol kyç ne reduktimin e gazrave deri në vitin 2030.
Ky veprim i dërgon një sinjal konkret udhëheqësve në të gjithë botën se Kina është e angazhuar të konkretizojë planet për ndryshimet klimatike në një moment kur SHBA-ja po rikthehet në këtë çështje.
"Dhënia e këtij njoftimi është një pasqyrim për vendosmërinë e Kines", thotë Nat Keohane, kreu i programit Global Climate në Fondin e Mbrojtjes Mjedisore. Kina fillimisht në vitin 2015 do të krijonte një treg kombëtar të karbonit përpara negociatave me Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike. Ekspertët e politikës së klimës thanë se këto zotime ndihmuan në mbylljen e marrëveshjes globale që synonte ndalimin e gazrave serrë.
Ky ndryshim e ka lënë Kinën dhe një pjesë të vogël të vendeve në Evropën Perëndimore të kërkojnë të mbushin boshllëkun me energji dhe tregu i ri i Kinës i karbonit do të luajë një rol qendror. Sektori i energjisë së vendit gjeneron gati 40% të emetimeve të dioksidit të karbonit dhe përpjekjet do zgjerohen ndër të tjera si, kimikatet, materialet e ndërtimit dhe industritë e aviacionit. Studiuesit thonë se Kina mund të arrijë kulmin e emetimeve të karbonit në 2025, pesë vjet përpara kohës së deklaruar në vitin 2030.
Largimi i Kinës nga qymyri do të dëmtojë industrinë globale dhe do të ndihmojë shtytjen e botës drejt burimeve më të pastra të energjisë. Kur të ndodhë kjo, Kina është e gatshme të furnizojë botën me teknologji të pastër dhe energjisë që prodhon falë miliarda investimeve nga qeveria kombëtare, si panelet diellore dhe baterive të litiumit. Kina i sheh këto investime si veprime thelbësore të lidhura me klimën, për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të begatë për qytetarët kinezë, si dhe një strategji mundësish për të zhvilluar dhe furnizuar teknologjitë e së ardhmes.