×
Secondary Adv

Nje pajisje e tille ju duhet per ndricim!

Share on Google+

Ne kalojnë shumicën e kohës sonë në shtëpi nën ndriçim artificial duke mos përfituar nga ndriçimi natyror. Kur vjen puna tek rrezet e diellit ne të gjithë i duam ato. Dhe një mënyrë e lehtë për ti marrë këto rreze është që të ngrini grilën apo të hapni perdet për të ndricuar ambjentin. Por jo në të gjitha dhomat ju mund ta bëni këtë, pasi në disa nuk ka dritare apo dielli nuk e kap gjatë ditës. Tashmë një mënyrë alternative për të ndricuar ambjetin tuaj gjatë ditës është drita Bandit.


Kjo pajisje u shpik nga Think Tekk në San Diego të Kalifornisë. Një ekip inxhinierësh me mbi 50 vite përvojë në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve diellore. Në thelb, drita Bandit është një pajisje që mund të vendoset në një prag dritarje apo të varet në mënyrë që të kapë rrezet e diellit. Nga atje, nëpërmjet fibrave optike, drita transferohet në dhomën ku ju dëshironi.

 


Sipas Think Tekk, pajisja humbet vetëm 1 për qind të dritës së kapur gjatë transferimit të saj. Kështu që rekomandohet që përdoruesit e saj ta përdorin deri në 30 metra. Gjithashtu kjo do të thotë se nëse dikush do ta përdorë atë më larg ndricimi do të jetë pak më i dobët dhe si i tillë, nuk mund të jetë shumë i dobishëm.

 


Si punon?
Pajisja ka një pasqyrë me një model të veçantë të vendosur mbi të, që devijon gjysmën e diellit në hyrje duke e kaluar direkt në kabllon me fibër optike, ndërsa gjysma tjetër grumbullohet nën pasqyrën Fresnel. Rrezet e diellit hyjnë në pajisjen Bandit nëpërmjet një pasqyre të veçantë, e quajtur pasqyra Fresnel. Pasqyrë ka një gravurë të veçantë dhe transmeton gjysmën e dritës në hyrje ndërsa reflekton gjysmën tjetër. Kur rrezet e diellit përplasen në pasqyrë për herë të parë, gjysma e tyre kalon direkt në Bandit nga një grup me pasqyra të vogla nën të pasqyrës Fresnel.

 


Një sensor i thjeshtë dritë dhe kontrollues motori në bazë të njësisë siguron që pasqyrat të jenë gjithmonë të orientuara nga rrezet e diellit. Gjysma e dritës reflektohet nga pasqyra Fresnel në kanale të vogla optike. Këto kanale optike kanë një shtresë të veçantë dhe nuk përcjellin pjesën infra të kuqe të diellit.
Më pas sensori i dritës zbulon këndin në të cilën drita e ka goditur dhe aktivizon dy motorë me bateri për të ndryshuar këndin e pasqyrës. Kjo lejon që pajisja të ndjekë diellin në cdo kënd që ai të jetë. Gjysma e rrezeve të diellit përplaset në pasqyrë duke reflektuar dritë në kabllon me fibër optike. Nga atje, drita zhvendoset nëpër duke ndricuar ambjentin tuaj.


Një gjë tjetër për t’u përmendur është se pajisja nuk punon gjatë natës. Kjo pajsije nuk shërben për ruajtjen e rrezeve të diellit për përdorim të mëvonshëm, kështu që në qoftë se nuk ka asnjë rreze dielli për të transferuar, ajo nuk mund të përdoret. Kjo pajisje nuk do të zëvendësojë dritat tuaja ekzistuese, por më tepër do të shërbejë si një shtesë gjatë ditës duke kursyer faturën  e energjisë elektrike.

 


ThinkTekk aktualisht është duke kërkuar fonde në faqen Kickstarter. Ekipit i duhet një fond prej 200.000 që të nisë punën për prodhimin në masë të këtij produkti. Të interesuarit mund të porosisin online dhe të mbështesin projektin duke blerë këtë pajisje që përfshin dritën Brandit, kabllin me fibër optike 20 metra të gjatë dhe një llambë të posacme për vetëm 299 dollarë. Mendohet që nga nëntori i 2015-ës të prodhohet në masë dhe cmimi zyrtar do të jetë 349 dollarë.


Më të lexuarat