Secondary Adv

LG prezanton robotet qe do te zevendesojne punetoret ne hotele, supermarkete dhe aeroporte

Share on Google+

Robotët e rinj të dizajnuar për të zëvendësuar punëtorët në aeroporte, hotele dhe supermarkete janë prezantuar së fundmi nga kompania LG Electronics, në CES, Las Vegas.

 

3 robotët janë dizenjuar për të mbajtur valixhen, pazaret dhe pijet. Kompanitë e teknologjisë së lartë po bëjnë gara për të krijuar makineri të automatizuara të afta për kryerjen e detyrave të industrisë së shërbimit, duke kërcënuar punën e 800 milionë punëtorëve në mbarë botën.

Secili nga robotët e rinj të LG-së është në formën e nj koshi, më i shkurtër se një njeri dhe lëviz nëpërmjet një seti të fshehur të rrotave në pjesën e poshtme të tij. Një ekran rrethor me një fytyrë digjitale, me sy të ndritshëm u jep atyre një prekje 'njerëzore'. Të gjithë robotët kanë ekran me prekje për t'u dhënë njerëzve informacion dhe për të marrë udhëzime.

 

Roboti i parë është dizajnuar për të transportuar ushqim dhe pije tek konsumatorët në hotele dhe në aeroporte. I dyti është një robot portativ i aftë për të transportuar bagazhet e mysafirëve të hotelit. Së fundi, LG do të preyantojë një robot që punon me klientët në supermarkete, duke u treguar atyre çmimet e produktit dhe më pas duke i udhëhequr ata nëpër rreshta.

Një zëdhënës shtypi i firmës koreane, LG tha për CNBC se robotët janë ende produkte "koncepti" dhe kanë "një rrugë të gjatë derisa të jenë gati për të dalë në publik."


Më të lexuarat