Dubai nderton nje kompleks kullash te frymezuar nga oazet ne shkretetire
Natyra dhe arkitektura vijnë së bashku në këtë projekt multifunksional në Dubai.
AmorphouStudio dizenjoi “Symbiotic Towers” duke përdorur të dhëna mjedisore për të siguruar që banorët të ishin të rehat gjatë verës së nxehtë. Në pjesën më të madhe të vitit aty mbizotëron moti i ngrohtë dhe duke pasur parasysh këtë fakt AmorphouStudio bëri dizenjimin e kullave. Ata inkorporuan të dhënat mjedisore me qëllim reduktimin e varësisë nga kondicionerët.
Kompleksi ka tre kulla: një për përdorim rezidencial, një tjetër për zyra dhe e treta është një hotel. Ato lidhen me njëra-tjetrën nga një shesh për këmbësorë me dy nivele.
Të dhënat e rrezatimit nga muaji maj deri në tetor, muajt më të nxehtë të Dubai, ndihmuan AmorphouStudio në zhvillimin e fasadës së kullave. Dizenjuesit i skicuan të dhënat në gjeometrinë e ndërtesave për të informuar orientimin dhe formën e tyre. Rezultati është një treshe kullash futuristike që gërshetohen për të zvogëluar sipërfaqen e ekspozuar ndaj rrezatimit të lartë.
Arkitekti dhe themelues i AmorphouStudio Zayad Motlib tha se ata ende po kërkojnë materialin më të mirë për fasadën, me panele terrakote të bazuara në argjilë ose një material i përbërë nga fibra.
Aktualisht projekti është në pritje dhe Motlib nuk është ende i sigurt se kur do të zhvillohet, por ata po punojnë për të "rritur ndërgjegjësimin mbi parimet e projektimit të këtij projekti dhe përparësitë e tij ekologjike.”