×
Secondary Adv

Mausi Flow, saktesi, ndjeshmeri dhe argetues ne perdorim

Share on Google+

Për ata që punojnë me programet e përpunimit të imazheve, videove dhe me projektime të ndryshme, e dinë shumë mirë se për të bërë të mundur këto lloje të caktuara operacionesh është e nevojshme një saktësi ekstreme, që shpesh herë mouse dhe tastiera nuk janë plotësisht në gjendje të ofrojnë.

 

Për këtë arsye, një ekip të rinjsh, filluan zhvillimin e një projekti shumë interesantë të quajtur Flow, që aktualisht ndodhet në platformën “Crowdfunding Indiegogo”, i cili do t’ju lejojë të keni gjithmonë në duart tuaja, një pajisje jashtëzakonisht e saktë, intuitive dhe argëtuese për ta përdorur, si në vendin e punës po ashtu edhe gjatë argëtimit.

 

 

Flow është një kontrollues wireless, i programuar nga një dizajn elegant dhe me dimensione të vogla që pasi lidhet me smartphonin, tabletin apo kompjuterin nëpërmjet Bluetooth LE, do të na lejojë të bashkëveprojmë me më shumë se 30 aplikacione, duke përfshirë Photoshop, Illustrator, Premiere, AutoCAD dhe Rhinoceros.

 


Falë ndërfaqës së tij, ndjeshmëria në prekje dhe njohja e gjesteve e bën këtë pajisje me të vërtetë të përsosur për çdo lloj përdorimi në botën dixhitale dhe të aftë për t’u përshtatur me nevojat e çdo përdoruesi.

 

Gjatë fushatës për mbledhjen e fondeve, vetëm për 24 orë projekti ka mbledhur një shumë prej 21.000 dollarësh, pothuajse gjysmën e kërkesës totale. Duke u nisur nga rrethanat me shumë mundësi që dërgesat duhet të fillojnë nga qershori i 2015-ës.


Më të lexuarat