Brenda 20 viteve njerezit do te kene nje vetevete te dyte robotike
“Robot alter egos,” që janë një vazhdim dixhital i vetëdijes tonë dhe dinë çdo gjë rreth nesh do të bëhen realitet brenda 20 viteve.
Ekspertët e Microsoft, Brad Smith dhe Harry Shum, po punojnë për të zhvilluar një software të avancuar AI të aftë për të imituar mendimin njerëzor. Ata gjithashtu paralajmërojnë se duhet të vendosen kontrolle për të parandaluar makinat inteligjente që të veprojnë kundër interesave të shoqërisë dhe njerëzve.
Presidenti i Microsoft Brad Smith dhe nënkryetari ekzekutiv i inteligjencës artificiale dhe hulumtimit Harry Shum kanë shkruar një libër të quajtur 'E Ardhmja e Kompjuterizuar,' ku detajohen parashikimet e tyre për të ardhmen e IA.
Ata besojnë se, ndërsa inteligjenca artificiale bëhet më e sofistikuar, ajo do të integrohet më shumë në rutinën tonë të përditshme. Për shembull: një version i ardhshëm i firmës Cortana mund të komunikojë automatikisht me kalendarin tuaj ndërsa ju flini për të organizuar orarin tuaj për ditën tjetër. Makinat e tilla do të dinë gjithçka rreth jush dhe madje do të mendojnë si ju.
Duke folur për Business Insider, zoti Shum tha: "Unë mendoj se parashikimi i së ardhmes është gjithmonë i vështirë, por një gjë që Brad dhe unë besojmë fuqimisht është se forma përfundimtare e IA është një ndihmës dixhital që me të vërtetë ju kupton dhe me lejen tuaj di gjithçka për ju. Ne përdorim fjalët 'alter ego' me të vërtetë një vetvete tjetër.”